LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Proces i rregullt, s’ka parregullsi të mëdha 

Kuçi: Proces i rregullt, s’ka parregullsi të mëdha 

Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi në konferencën e parë të kësaj partie, tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se nuk ka parregullsi, të cilat vlen të theksohen.

Ai tha se procesi duhet të jetë i qetë dhe i dinjitetshëm, ashtu siç ishte dhe fushata parazgjedhore.


“Fushata gjatë këtyre 30 ditëve të fundit ka qenë e rregullt, e qetë dhe e dinjitetshme. Dëshirojmë edhe sot po ashtu të jetë dhe kjo ditë e votimit, ditë e dinjitetshme, e rregullt që t’i mundësohet qytetarit që vullnetin e vet ta vendos në kutitë e votimit lirshëm. Është një ditë e mirë, ditë e mirë për punë, ditë e mirë për të votuar. Ne sipas informatave të terrenit që kemi sot,  është një proces i rregullt. S’kemi parregullsi që duhen të theksohen. Dëshirojmë që dhe më tutje ky proces  deri në momentin e fundit, të jetë po ashtu  i rregullt.. I ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit,  që ta mundësojnë që ky proces të jetë ashtu siç është  dhe vullneti i qytetarëve”, tha Kuçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori