LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Delawie vizitoi Demokracinë në Veprim

Ambasadori Delawie vizitoi Demokracinë në Veprim

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, sot në mesditë ka vizituar organizatën joqeveritare për monitorimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim.

Ai ka kontrolluar nga afër punën që po e bëjnë punëtorët e DnV-së në ditën e zgjedhjeve, dhe është takuar me drejtuesit e kësaj organizate.

Ismet Kryeziu nga DnV e ka njoftuar ambasadorin Delawie për mbulimin, operimin, ankimin nga procesi zgjedhor që bëhet nga kjo organizatë për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në tërë Kosovën.


Ambasadori amerikan nuk është prononcuar për medie. /Telegrafi/