LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në kanalin e Korfuzit dhe telegramet mes Tiranës e Beogradit

Incidenti në kanalin e Korfuzit dhe telegramet mes Tiranës e Beogradit

71 vjet më parë, me 22 tetor 1946 një ngjarje e ndodhur në kanalin e Korfuzit, do të ashpërsonte tensionin diplomatik të Shqipërisë me Britaninë e Madhe.

Në një telegram që Koçi Xoxe ia drejton A. Rankoviqit të nesërmen e incidentit, ngjarja raportohet kështu: “…mbasditen e datës 22 të këtij muaji u panë 4 (katër) vaporë anglezë të udhëtonin për në Korfuz gjatë bregdetit të Sarandës. Njëri prej tyre takoi në një minë dhe u ndez në flakë. Njëri nga të tjerët zbarkoi me barkë ushtarët rreth vaporit të djegur. Një tjetër zuri vend në ujërat tona midis katundeve tona Borsh e Piqeras dhe tjetri midis Piqerasit e Kakomesë. Një motoskaf i ynë i vëzhgimit shkoi pranë tyre dhe pyeti çfarë donin ata në ujërat tona. Ata u përgjigjën se “sot nuk kemi kohë për t’u përgjigjur, mbasi kemi punë”. Më vonë dy nga vaporët rimorkuan vaporin e djegur dhe u nisën në drejtim të Korfuzit. Vapori i katërt ngeli në vend. Më vonë edhe ky u largua nga ujërat tona dhe zuri vend tej Sarandës…”.

Janë publikuar vazhdimisht fakte e dokumente të reja që lidhen me këtë ngjarje. E një prej tezave historike hedh hije dyshimi për rolin kyç që kishte ish-Jugosllavia në këtë incident.


Sot Shqiptarja.com sjell një grup telegramesh shkëmbyer mes Tiranës dhe Beogradit menjëherë të nesërmen e incidentit. Dokumentet janë shkëputur nga libri “Marrëdhëniet shqiptaro-Jugosllave 1945-1948”, përgatitur për botim nga Ndreçi Plasari dhe Luan Malltezi.

Dokumentet:

Telegram i K. Xoxes drejtuar A. Rankoviçit lidhur me incidentin në Kanalin e Korfuzit2) (Shkruar me dorë nga vetë K. Xoxe).

23 tetor 1946

Në mbasditen e datës 22 të këtij muaji u panë 4 (katër) vaporë anglezë të udhëtonin për në Korfuz gjatë bregdetit të Sarandës. Njëri prej tyre takoi në një minë3) (Në të vërtetë u ndeshën në mina dy luftanije) dhe u ndez në flakë. Njëri nga të tjerët zbarkoi me barkë ushtarët rreth vaporit të djegur.

Një tjetër zuri vend në ujërat tona midis katundeve tona Borsh e Piqeras dhe tjetri midis Piqerasit e Kakomesë. Një motoskaf i ynë i vëzhgimit shkoi pranë tyre dhe pyeti çfarë donin ata në ujërat tona. Ata u përgjigjën se “sot nuk kemi kohë për t’u përgjigjur, mbasi kemi punë”. Më vonë dy nga vaporët rimorkuan vaporin e djegur dhe u nisën në drejtim të Korfuzit. Vapori i katërt ngeli në vend. Më vonë edhe ky u largua nga ujërat tona dhe zuri vend tej Sarandës.

Koçi Xoxe

AMB D.1623/9

Radiogram drejtuar K. Xoxes me mendimin e A. Rankoviçit lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit

25 tetor 1946

Nr. Extra

25/10/46

Përgjigje Koçi Xoxes të Radg. Nr. Extra, datë, 23/10/46.

Radiogramin e djeshëm ia dorëzova gjeneral Rankoviçit në dorë në Shtëpinë Qendrore të Partisë. “Prit”, më tha. Pas një sahati, më thirri prapë. “Ju jeni korrekt”, më tha, pastaj qeshi me urrejtje ekstra – “Ju nuk i keni thirrur ata në vendin tuaj. Mirë e ka menduar Koçi. Duhen me të vërtetë të dyja protestat, ku të theksohet se ato kanë qenë mina të vjetra”, pastaj shtoi “Ky është provokacion”.

“Po të ketë gjë, tha, do të lajmëroj me telefon që të vish tek unë”1) (Radiogrami i është bërë K. Xoxes nga Shpend Dega, ndërlidhës i tij me Rankoviçin, Kardelin etj., në Legatën Shqiptare në Beograd).

AMB.D.1623/9

Radiogram për Koçi Xoxen me mendimin e A. Rankoviçit për çështjen e incidentit të Kanalit të Korfuzit

26 tetor 1946

Tepër urgjent

Nr. Extra

26/10/46

Për gjeneral Koçi Xoxen

Sot më thirri gjeneral Rankoviçi. Më së pari, më pyeti: “A ka ardhur ndonjë telegram tjetër? A i kanë bërë protestat? Ju mos qëlloni në vaporët anglezë, vetëm shënoni mirë të gjitha veprimet e tyre, lëvizjet dhe mënyrat e provokimeve. Përsa u përket provokimeve në kufirin grek, si gjithnjë, kur të cenojnë tokën, qëlloni”. Pastaj i erdhi gjaku në fytyrë prej urrejtjes e tha: “Ju nuk i keni thirrur vaporët anglezë në ujërat tuaja? Mirë e kanë pësuar”.

Po a e lajmërove Koçin për mendimin tim? Le të bëhen protestat. Pastaj, e di kur do të vijë Koçi në Beograd? Unë i thashë: “Sigurisht ata janë në dijeni se ju kini qenë të zënë me delegacionin polonez në Kroaci”. Pastaj vazhdoi: “Ti lajmëroje Koçin që të jetë në Beograd më datën 5 nëntor”.

“Jam duke u përgatitur që të mos kem punë të tjera kur të vijë gjeneral Koçi me shokë, por të jem i lirë”1) (Radiogrami është formuluar nga Shpend Dega, ndërlidhësi në Legatën Shqiptare në Beograd).

AMB.D.1623/9

29. Radiogram i K. Xoxes drejtuar A. Rankoviçit lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit2) (Radiogrami ështëme shkrimin e vetë K. Xoxes)

27 tetor 1946

Për gjeneral Rankoviçin,

Në lidhje me protestat, ne mendojmë që atë në lidhje me provokimin grek në kufi do ta bëjmë menjëherë. Për protestën në lidhje me luftanijet britanike mendojmë që t’ia drejtojmë Këshillit të Sigurimit (UNO) ose drejtpërdrejt qeverisë britanike ose do ta lëmë në heshtje, do të mos e bëjmë në rast se e shohim që anglezët nuk do t’i vënë më rëndësi. Në shtyp ne kemi bërë një komunikim të vogël. Deri tani nuk kemi ndonjë lajm tjetër në lidhje me provokimin e anijeve.

Shoku ynë aty në Beograd na shkruan se kishte folur me ju, ju i kishit thënë që të mos qëlloni mbi anijet britanike. Për këtë ne jemi dakord, por në rast se anijet britanike i drejtohen portit tonë3) (Sarandë) pa na lajmëruar, ne kemi dhënë urdhër të qëllojmë.

Në rast se anijet e huaja futen në ujërat tona duke udhëtuar, por pa u drejtuar në port, ne kemi urdhër të mos qëllojmë.

Më 5 nëntor do të vij aty.

Koçi Xoxe

AMB.D.1623/9

Radiogram drejtuar K. Xoxes me udhëzime të Titos e Rankoviçit për incidentin në Kanalin e Korfuzit

28 tetor 1946

Tepër urgjent

Nr. Extra

28/10/46

Gjen. Koçi Xoxes

Gjegje radiogramit tuaj Nr. Extra D.27/10/46.

Rankoviçit i dorëzova radiogramin tuaj bashkë me notën që i dorëzoi Legatës sonë Ambasada Angleze në Beograd për çështjen e vaporëve anglezë. Rankoviçi tha tamam ashtu si mendoni ju, domethënë, në qoftë se drejtohen për të hyrë në portin tonë, dakord me i qëllue, por në qoftë se kanë drejtime të tjera pa iu drejtuar portit tonë të mos qëllohen dhe është mirë të heshtet.

Por mbasi lexoi dhe notën e qeverisë angleze që ia dërgonte qeverisë sonë në lidhje me katër vaporët, atëherë tha:

“Çështja ka marrë pamje tjetër” dhe e thirri në telefon Titon. Rankoviçi i tha Titos kështu: “Qeveria angleze i ka dërguar një notë qeverisë shqiptare për çështjen e katër vaporëve dhe e vë në dijeni, pa i kërkue lejë, se do të shkojnë me pastrue ujërat shqiptare nga minat e vjetra”. Tito tha: “Nuk kanë të drejtë. Qeveria shqiptare ta bëjë protestën, ku të theksojë se masat e pastrimit të minave do të përgatitet për t’i bërë vetë qeveria shqiptare”. Rankoviçi, pastaj, më tha:

“Shko në Drejtorinë e Sigurimit te kolonel Miliçi që të përkthehet nota nga anglishtja në jugosllavishten”1) (Radiogramin ia ka bërë Koçi Xoxes Shpend Dega, ndërlidhës me A. Rankoviçin në Legatën Shqiptare në Beograd).

AMB.D.1623/9 (sic.)

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori