LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, zyrtari incizonte fshehtas me telefon (Video)

Skandal në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, zyrtari incizonte fshehtas me telefon (Video)

Hije përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Top Channel se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Ky i fundit gjatë një mbledhjeje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ka incizuar fshehurazi me aparatin e tij celular diskutimet në mbledhje.


Pasi është konstatuar ky veprim nga të pranishmit në sallë, është lajmëruar menjëherë policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.

Sipas burimeve, dyshohet se Gjylameti ka incizuar edhe mbledhje të tjera, ndërsa në përfundim të veprimeve policia ka vendsour që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Në prokurori janë dorëzuar materialet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohet nga neni 295/a dhe dënohet nga gjobë deri në 3 vite burg. Po ashu, ndaj drejtorit të komanduar ka filluar procedimi disiplinor. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori