LAJMI I FUNDIT:

Djali i Remzi Hoxhës, letër të hapur Edi Ramës: 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…

Djali i Remzi Hoxhës, letër të hapur Edi Ramës: 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 22 vite më parë i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama, nga i cili ka kërkuar ndriçimin e rrethanave të zhdukjes së babait të tij dhe arrestimin e fajtorëve.

Në letrën e tij, Hoxha ia përkujton Ramës se në takimin që kishin katër muaj, pasi ky i fundit ishtë bërë kryeministër, t’i ketë thënë se para vitit 2017 nuk do mund të bëhej asgjë rreth rastit të babait të tij.

“2017 erdhi dhe gati po shkon. Unë dhe familja ime sinqerisht besojmë se ju kishit dhe akoma keni vullnetin për ta zbardhur këtë rast dhe të na i lehtësoni dhimbjet sadopak”, shkruan Hoxha në letrën publike për kryeministrin Rama, transmeton Telegrafi.


Biznesmeni shqiptar Remzi Hoxha, që jetonte në Tiranë prej vitiot 1992, më 21 tetor 1995 u rrëmbye dhe prej atëherë nuk dihet për fatin e tij.

Më poshtë lexojeni të plotë letrën e Ardian Hoxhës drejtuar kryeministrit Edi Rama:

22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…

I nderuari Z. Edi Rama,

Në takimin tonë të parë, 4 muaj pasi u bëtë kryeministër ju na thatë që “para vitit 2017 nuk do mund të bënit asgjë rreth rastit të babait tim”. Kjo na u duk si një shuplakë e vogël, sepse do duhet të kishim durim edhe 4 vite, por duke ditur kompleksitetin e rastit dhe faktit që kryetari i shtetit i cili në atë kohë kontrollonte gjithë sistemin e drejtësisë ishte i lidhur ngushtë me kriminelët që zhdukën babain tim, megjithatë shprehëm mirëkuptim. 2017 erdhi dhe gati po shkon. Unë dhe familja ime sinqerisht besojmë se ju kishit dhe akoma keni vullnetin për ta zbardhur këtë rast dhe të na i lehtesoni dhimbjet sadopak.

E shohim se keni treguar vullnetin tuaj për të sjellë drejtësi në Shqipëri, duke bërë vetingun, pastruar kriminelët nga sistemi i drejtësisë, etj. Por, familja jonë dhe të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët e babait tim nga Kosova e Maqedonia, të cilët punuan dhe sakrifikuan çdo gjë që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe në paqe, mbeten shumë të zhgënjyer dhe të tradhtuar.

Mosbardhja e rastit të babait tim është edhe përkrahje e krimeve të kriminelit dhe antishqiptarit më të madh të të gjitha kohërave, Sali Berishoviç, atij që ia kalon edhe Esat Pashë Toptanit, dhe që historia do ta vërtetojë.

Fatos Nano sa ishte në pushtet nuk kishte vullnetin që të merrej me zbardhjen e rastit të babait tim, dhe me pas u vërtetua se ai ishte mik i ngushtë me Sali Berishoviç. Shpresoj të mos zhgënjehemi edhe nga ju sepse ju jeni shpresa e vetme që edhe në si familje kemi, por besoj edhe gjithë shqiptarët në mbarë botën. Po dolët edhe ju të jeni mik i Sali Berishoviç atëherë “vaj vatani e mjerë mileti…”

Kërkojmë nga ju që ta veni në prioritet të lartë zbardhjen e rastit të babait tim, Remzi Hoxha. Bababi im meriton më shumë se kaq. Një njeri që ka sakrifikuar dhe dhuruar shumë që shqiptarët, kudo që jetojnë, të kenë një jetë dhe të ardhme më të mirë, andaj edhe u zhduk nga dora e zgjatur e Serbisë dhe miku e bashkëpuntori i tyre i ngushtë, Sali Berishoviç.

Kemi 2 kërkesa për ju: kapeni Budjon Meçen, që sillet i lirë akoma dhe nuk kerkohet nga drejtesia edhe pse ishte një ndër të implikuarit kryesor të rastit, dhe kapeni Ilir Kumbaron që ai të tregojë në detaje se çfarë i kanë bërë babait tim dhe ku e kanë hedhur trupin e tij. Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe ishin personat që fizikisht torturuan dhe vranë babain tim dhe ata akoma sillen të lirë. Ata do të dëshmonin edhe për Sali Borishoviçin, edhe për Bashkim Gazideden edhe për Arben Sefgjinin, sepse ishin këta 5 veta që ishin ekipi i opercionit të zhdukjes së babait tim.

Ua kam bërë edhe më herët këtë pyetje: “Si do donit t’ju mbajë mend historia?” Është në dorën dhe ndërgjegjjen tuaj, Z. Edi Rama, të vendosni se çfarë do shkruhet për ju në librat e historisë së popullit tonë! Dhe nëse keni pakëz shpirt dhe ndjenja, vetëm imagjinoni çfare dhembje kemi ne! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori