LAJMI I FUNDIT:

Basha: Golat për familjen time

Basha: Golat për familjen time

Migjen Basha ka qenë protgaonist për Barin në fitoren 4-2 ndaj Citadellas.

Mesfushori shqiptar udhëheqi skodrën e tij si kapiten në këtë sfidë.

30-vjeçari ka shënuar dy gola në këtë ndeshje duke konfirmuar formën e tij të mirë.


Pas ndeshjes, Basha ka folur për mediat italiane duke thënë se golat ia ka dedikuar familjes së tij.

“Me kokë nuk shënoja që prej 3 vjetësh, kur e kam bërë me Shqipërinë”, u shpreh Basha.

“Golat ia dedikoj familjes, që ishte në tribunë. Ishte edhe vajza e vogël, së cilës i shkëlqenin sytë dhe është bukur ta ndash gëzimin kështu. Janë shumë të rëndësishëm për mua”, deklaroi mesfushori shqiptar.

“Po ashtu, ia dedikoj edhe magazinierit, që e kishte parashikuar golin tim. Madje e tejkaola parashikimin”,  ka theksuar Basha për mdiet italiane pas ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Bari zë pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/