Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka publikuar raportin e monitorimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër, ku u vlerësua se fushata ka qenë e qetë, konkurruese dhe me incidente të vogla që nuk kanë ndikuar në prishjen e fushatës zgjedhore.
Po ashtu, DnV-ja ka bërë gati edhe rreth 3 mijë vëzhgues të cilët do të jenë në të gjitha pikat e votimit në tërë Kosovën, si dhe në pikën qendrore që do të jetë e vendosur në Prishtinë, nga ku edhe do të jepen informacione për ndonjë parregullsi të mundshme gjatë procesit të votimit.
Albert Krasniqi nga KDI-ja, tha se në bazë të monitorimeve të tyre vlerësojnë se fushata zgjedhore ka qenë e qetë dhe është zhvilluar në një ambient konkurrues.
Sipas tij, kandidatët për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale kanë shpalosur lirshëm programet dhe pikëpamjet e tyre dhe pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave ka qenë e sigurt dhe e papenguar.
Megjithatë, tha se edhe në këtë fushatë ka pasur disa incidente, megjithëse ato ishin të vogla dhe pa ndikim në prishjen e fushatës.
“Janë shënuar një numër i vogël i incidenteve por të cilat nuk kanë qenë raste që mund ta dëmtojnë fushatën zgjedhore. Në bazë të pjesëmarrjes së qytetarëve në tubime kemi parë se partitë kanë qenë të koncentruar në takime deri me 100 pjesëmarrës që në total bëjnë deri në 52 për qind të aktiviteteve të tyre, kurse në pjesën e fundit të fushatës janë koncentruar me pjesëmarrës me shumë me tubime mbi 1 mijë pjesëmarrës. Përdorimi i resurseve publike po ashtu ka qenë i pranishëm edhe në këtë fushatë zgjedhore përkundër që kishte një vendim të kryeministrit që kërkonte mos të abuzonin me resurse publike dhe ka legjislacion që ndalojnë përdorimin e resurseve publike për fushatë zgjedhore. Ne kemi arritur të identifikojmë 82 raste kur resurset publike janë përdorur dhe që përfshijnë automjetet zyrtare dhe pjesëmarrjes së shërbyesve publik dhe personave zyrtar në fushatën zgjedhore”, tha Krasniqi.
Si shqetësim tjetër, Krasniqi përmendi edhe gjuhën e urrejtjes të përdorur në fushatë, pjesëmarrja e fëmijëve në fushata dhe pjesëmarrja e ulët e grave në procesin zgjedhor, duke qenë se vetëm tetë gra janë kandidate për kryetare të komunave nga 204 kandidatë sa janë gjithsejtë.
Ndërsa, Ismet Kryeziu paraqiti planin e përgatitur për ditën e nesër të votimit. Ai theksoi se DnV-ja tanimë ka rekrutuar 2500 vëzhgues të cilët do të jenë statik në të gjitha 2500 vendvotimet, derisa, do të kenë rreth 3 mijë vëzhgues duke përfshirë ekipet mobile dhe vullnetarët që do të jenë në qendrën në Prishtinë.
Kryeziu ka ftuar partitë politike që të përkujdesen për simpatizantët e tyre, njerëzit e angazhuar në vëzhgimin apo organizimin e zgjedhjeve, që të mos i prishin standardet e larta që ka arritur Kosova në organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve.
“Duke marrë parasysh se nga viti 2013, Kosova ka avancuar në organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor ka arritur standarde me të mirat në rajon ndoshta, krahasuar me shtetet tjera. Ne i bëjmë thirrje partive politike që të përkujdesen që nesër nga simpatizantët e tyre, votuesit e tyre, njerëzit e angazhuar që kanë qoftë në vëzhgimin apo menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve që janë komisionerët që të jenë të përgjegjshëm për të ruajtur këto standarde për t’i dhënë një legjitimitet procesit zgjedhor dhe për të garantuar edhe një herë që secila votë që nesër votohet nga qytetarët të jetë e drejtë, secila votë të jetë e numëruar dhe secila votë e cila është dedikuar për kandidatët e tyre të përfaqësohet apo të zgjidhet për ata kandidat që është dedikuar”, tha Kryeziu.
Po ashtu, Kryeziu ka ftuar edhe organet përgjegjëse për ruajtjen e procesin zgjedhor që të garantojnë dhe ofrojnë siguri në gjithë territorin e vendit, duke përfshirë edhe komunat serbe, pasi duke u bazuar në dy palë zgjedhjet e kaluara, ato të vitit 2013 dhe ato që u mbajtën në qershor të këtij viti, ka pasur përplasje mes grupeve të qytetareve apo pjesëmarrëseve nga partitë politike serbe.
Derisa, për dalje sa me të madhe në procesin zgjedhor, Kryeziu ka ftuar qytetarët, duke thënë se me votën e tyre ata do të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
“Nesër kanë mundësi që të jenë pjesë e vendimmarrjes, me votën e tyre të vendosin për perspektivën e tyre, me votën e tyre të zgjedhin kandidatët me integritet, me votën e tyre të sjellin ndryshime aty ku kanë menduar nëse mendojnë se nuk është qeverisur mirë, me votën e tyre të zgjasin mandate aty ku mendojnë se është qeverisur mirë. Do të thotë me votën e tyre ata ta përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vite, e cila ka impakt në përditshmërinë në jetën e tyre”, theksoi Kryeziu.
Nesër, më 22 tetor, kutive të votimit do t’i drejtohen rreth 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote. Për këto zgjedhje lokale, KQZ-ja, ka certifikuar 91 subjekte politike, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1 koalicion./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje