LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi flet për komunat që beson se VV do t’i fitojë të dielën (Video)

Kadaj-Bujupi flet për komunat që beson se VV do t’i fitojë të dielën (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë nevojë të shkojë në balotazh në disa komuna.

Kjo pasi që sipas saj, puna e fituesit, që do të jetë VV-ja do të kryhet që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 22 tetor.


“Unë besoj që grupi parlamentar i yni do të pësojë ndryshime të mëdha, pasi që sipas të gjitha sondazheve, do të jemi fitues, sidomos në komunat e mëdha. Për shembull, po filloj me Prizrenin, Gjilanin, Dardanën e Vitinë, duke mos harruar edhe Ferizajn, Mitrovicën e Vushtrrinë”, ka thënë Kadaj-Bujupi në Debat+ të RTV Dukagjinit.

Edhe për Prishtinën ajo ka thënë se do të jetë e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, edhe për një mandat.

“Prishtina është e fituar me punën dhe angazhimin që e ka bërë kryetari. Besoj fuqishëm që edhe Prishtina fitohet pa balotazh. Nëse i shihni matjet e opinionit e shihni që qytetarët e Prishtinës janë të kënaqur me punën e shpendit, rreth 70 për qind e tyre. Dhe përderisa janë këto qëndrime të qytetarëve, bindshëm do të dalim pa balotazh”, ka thënë Kadaj-Bujupi, duke shtuar se kjo parti qëndron mirë edhe në disa komuna të tjera. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori