Rreth 9 milionë vdekje në mbarë botën ka shkaktuar ndotja e ajrit në vitin 2015. Sipas një raporti, i përpiluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Lancet, 1 në 6 persona në botë vdesin për shkak të ndotjes që vjen nga ajri, uji apo toka, përfshirë ndotjen kimike dhe atë profesionale.
Sipas kërkimit të ri, i bërë nga Komisioni Lancet, vdekjet e hershme, në moshë më të re, i atribuohet pikërisht ndotjes së mjedisit në mbarë botën.
Shqetësimi më i madh dhe rrezikshmëria më e lartë është ekspozimi i fëmijëve ndaj ndotjes kimike, që vjen nga industrializmi i vendeve modern.
Rreth 1 në gjashtë 6 vdekje të regjistruara në 2015, u shkaktuan nga ndotja e ajrit, tokës dhe ujit.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Lancet mbi Ndotjen dhe Shëndetin, 9 milionë viktima ka shkaktuar ndotja kimike në të gjithë botën.
Kjo shifër alarmante ka shqetësuar së fundmi Organizatën Botërore të Shëndetit, përcjell oranews.al.
Landrigan, profesor mjekësie dhe bashkëkomisioner në Organizatën Lancet tha se mblodhën informacione mbi vdekjet e shkaktuara dhe rezultuan se vijnë nga të gjitha format e ndotjes, si ajo e ajrit, ujit, tokës, ndotja kimike dhe ajo profesionale në vendin e punës.
Sipas raportit më të fundit, 1.8 milionë vdekje ka shkaktuar ndotja e ujit, ndërsa ndotja në mjedisin e punës, është përgjegjëse për 0.8 milionë vdekje.
Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve, rreth 92 për qind që shkaktohen nga ndotja, ndodh tek ata njerëz që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Dhe 1 në çdo 4 vdekje në moshë më të hershme ndodhin në vendet që përpiqen të industrializohen me shpejtësi , siç janë India, Pakistani, Kina, Bangladeshi, Madagaskari dhe Kenia.
Vendet shumë herë më të varfra shënojnë më pak vdekje nga ndotja, vuri në dukje Landrigan.
Kjo nuk është ndotja tradicionale që po i vret njerëzit në këto vende me shpejtësi industrializimi, është ndotja e ajrit industrial urban, është ndotja kimike, tha ai.
Format moderne të ndotjes janë të gjitha të lidhura me industrinë moderne, qytetet moderne dhe stilin modern të jetesës, tha Landrigan, duke shtuar se numri i vdekjeve po rritet frikshëm nga viti në vit.
Dr. Olusoji Adeyi, Komisioneri për Shëndetin në Grupin e Bankës Botërore, tha se janë fëmijët, ata të cilët përballen me rreziqet më të larta dhe sipas tij është tejet e rëndësishme ndërgjegjësimi ndaj kësaj kauze në rang lokal, kombëtar dhe global.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak