LAJMI I FUNDIT:

Ku mbeti ‘Didi’, vajza e keqe nga telenovela “Njerëz dhe Fate”? Aktorja Muçaj rrëfen për jetën e saj të re (Foto)

Ku mbeti ‘Didi’, vajza e keqe nga telenovela “Njerëz dhe Fate”? Aktorja Muçaj rrëfen për jetën e saj të re (Foto)

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” kishte fituar zemrat e të gjithëve shqiptare në vitet 2002-2003.

Një përshkrim i realitetit të hidhur të shqiptarëve në atë kohë, bëri që tema që trajtohej në këtë telenovelë të arrinte në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.


“Njerëz dhe Fate” ishte një prodhimi RTSH-së dhe Vedis+, me një kastë të madhe aktorësh, në mesin e tyre edhe një aktore nga Kosova, Arta Muçaj.

Aktorja nga Kosova, Arta Muçaj njihej për rolin e saj negativ si ‘Didi’ në telenovelën e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”. Foto: Kupola

Kjo e fundit kishte rolin më negativ në këtë telenovelë, atë të ‘Didit’, vajzës së keqe e cila merrej me trafikim dhe që futi në lojë Florin, një djalë të ri nga një familje e qetë.

Kjo telenovelë zgjati vetëm 20 episode dhe nuk u vazhdua më, gjersa aktorët vazhduan karrierën e tyre individuale nëpër projekte filmike të ndryshme.

Arta Muçaj në një intervistë të dhënë së fundmi për Telegrafin, ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së saj si aktore, dhe jetën e saj që tashmë e ndan mes dy kontinenteve, atë të Evropës dhe Australisë.

Aktorja Muçaj prej vitesh është shpërngulur në Australi ku vazhdon suksesshëm karrierën e saj si aktore. Foto: Artan Korenica

E pyetur se sa ndjen mall për rolin e saj në “Njerëz dhe Fate”, Arta tregoi me shumë nostalgji se i mungon shumë ajo kohë, e cila në fakt i kishte dhuruar edhe famën në fillimet e karrierës së saj.

“‘Didi’, një personazh që mua pak a shumë më bëri të njohur në Shqipëri. Sepse në atë kohë unë kisha projekte në teatër por ekrani është magjik. ‘Didi’ do të ngelet një nga rolet më të përzemërta të mijat. Me vjen keq që nuk u vazhdua si projekt. Akoma njerëzit vazhdojnë të më shkruajnë e të më njohin nga ky rol”, ka thënë Arta Muçaj.

Për të lexuar intervistën e plotë të saj, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori