Është shumë me rëndësi ta konstatoni!
Sajti deaspots.com e di dallimin e madh midis argëtimit edhe me njërin, edhe me tjetrin. Shikoni mbase e kuptoni për çfarë është fjala dhe mësoni ta vlerësoni atë që keni.
Partneri joserioz ju thotë se ju dashuron. Partneri serioz ju thotë që ju dashuron dhe dashurinë jua tregon me vepra.
Partneri joserioz krijon ndjenjën që nuk jeni mjaft e mirë. Partneri serioz ju bën të dëshironi të jeni e mirë në seks, sepse vërtet e respektoni.
Partneri joserioz është posesiv. Partneri serioz është mbrojtës, transmeton Telegrafi.
Partneri joserioz kujdeset vetëm për kënaqësinë e vet. Partneri serioz nuk mund të kënaqet nëse edhe ju nuk kënaqeni.
Partneri joserioz do të jetë i interesuar për jetën tuaj deri në atë moment kur mund të ”nxjerrë” diçka nga ju. Partneri serioz do të jetë i interesuar për jetën tuaj, sepse është i interesuar për ju dhe dëshiron t’ju kuptojë edhe më shumë.
Partneri joserioz mendon që patjetër duhet t’ju sigurojë diçka. Partneri serioz di që lidhja do të thotë që të dy njësoj t’i ofroni njëri-tjetrit.
Partneri joserioz arsyetohet. Partneri serioz pranon kur diçka “gabon” dhe gjithmonë përpiqet ta përmirësojë gabimin.
Partneri joserioz ose e dëshiron tërësisht kohën tuaj të lirë ose është e pamundur ta kapësh.Partneri serioz gjithmonë ka kohë për ju, mirëpo nuk e tepron.
Partneri joserioz është i interesuar vetëm për bukurinë. Partneri serioz vlerëson bukurinë tuaj fizike, mirëpo më shumë e tërheq personaliteti juaj.
Partneri joserioz mendon që çdo gjë di. Partneri serioz e di që gjithmonë ka diç të re për të mësuar.
Partneri joserioz fokusohet në atë që aty për aty dëshiron. Partneri serioz jeton në kohën e tashme, mirëpo gjithmonë planifikon të ardhmen.
Partneri joserioz do të kalojë kohën me miqtë tuaj, nëse i do. Partneri serioz do të kalojë kohën me miqtë tuaj pa marrë parasysh se çfarë ndien ndaj tyre, për shkak që ata janë rëndësishëm për ju, të rëndësishëm janë edhe për të.
Partneri joserioz merr vendime shpejt, duke plotësuar dëshirat menjëherë. Partneri serioz kupton që është me rëndësi të jetë racional dhe të ketë prioritete.
Partnerit joserioz i nevojiteni për shkak të vetëbesimit të pamjaftueshëm. Partnerit serioz i nevojiteni, sepse beson që jeta e tij është më e mirë me ju.
Partnerit joserioz i është shumë me rëndësi se si e konsiderojnë miqtë. Partneri serioz nuk brengoset për atë se çfarë mendojnë të tjerët, derisa ju jeni e lumtur.
Partneri joserioz është i gatshëm të bëjë çfarëdo qoftë për të fituar atë që dëshiron. Partneri serioz është i gatshëm të të dashurojë pa hezituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'