LAJMI I FUNDIT:

Basha: Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë

Basha: Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, duke kërkuar nga ana e tij mbledhjen e menjëhershme të komisionit të mandateve.

“I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë komisionin e mandateve dhe për të vepruar pa vonesë. Çdo minutë do të shërbejë për prishjen e provave. Sot është koha që çdo deputet i Kuvendit të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. “Që prej këtij momenti, qeveria e Edi Ramës ka mbaruar de fakto. Vetë Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë si njeri i çekuilibruar”, ka vijuar Basha, i cili ka përsëritur thirrjet e tij.


“Thirrja ime është për mbledhjen e komisionit të mandateve dhe heqja e imunitetit për deputetin Tahiri. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës”, ka shtuar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori