Projekti për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” po shkon drejt dështimit, pasi kompania “Contour Global”, e përzgjedhur si kompania fituese për ndërtimin e këtij termocentrali, në vazhdimësi ka kërkesa financiare për institucionet e Kosovës.
Institucionet e vendit po ngurrojnë të nënshkruajnë kontratën me kompaninë në fjalë pasi që sipas parashikimeve një megavat orë energji elektrike në termocentralin e ri do të prodhohej me mbi 80 euro nga më pak se 30 euro sa është aktualisht.
“Në kohën kur do të aktivizohet termocentrali i ri energjia elektrike do të shtrenjtohet së paku për 40 euro. Qeveria e Kosovës po ngurron që ta nënshkruajë kontratën”, kanë bërë të ditur burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu sipas këtyre burimeve kompania në fjalë ka kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet operative deri në fillimin e punimeve e të cilat kanë një kosto prej rreth 20 milionë eurosh.
“Po ashtu kjo kompani ka edhe shumë kërkesa të tjera për Qeverinë e Kosovës”, ka bërë të ditur burimi në fjalë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit