LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimi i bezdisshëm, pasagjerët garojnë se cili e ka rënkimin më të fuqishëm (Video)

Udhëtimi i bezdisshëm, pasagjerët garojnë se cili e ka rënkimin më të fuqishëm (Video)

Stafi i kompanisë AirAsia, gjatë fluturimit nëpër pjesën jugore të Kinës, kanë zhvilluar një lojë të pazakontë, në përpjekje që të argëtojnë pasagjerët.

Por, jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur me garën, ku shpërblehej garuesi që ka rënkimin më të gjatë dhe të zhurmshëm, transmeton Telegrafi.


Derisa disa qeshnin, të tjerë janë munduar të lëshojnë muzikë të lartë në dëgjuese, vetëm që të mos dëgjojnë britmat e fuqishme.

Nuk bëhet e ditur, se sa ka zgjatur kjo lojë e bezdisshme, që nuk është aplikuar më parë gjatë fluturimeve me aeroplan. /Telegrafi/