Stilistja e njohur kosovare Elena Nika është pa dyshim njëra ndër më të preferuarat e momentin, nga adhuruesit e modës në vend.
Tash e sa kohë ajo merret me punimin dhe dizajnimin e fustaneve në atelinë e saj “Elena Nika” në Prishtinë, nga ku ka shënuar edhe rekord shitjesh me veshjet e saj.
Në një intervistë për Telegrafin, stilistja Nika shpalos ekskluzivisht pak nga puna e saj, duke treguar se si është të punosh në stilin ‘Elena’, çfarë e karakterizon punën e saj dhe si e shijon suksesin e arritur në kërkesat që rezultohen nga ata që e duan punën e saj.
Në vazhdim ju ftojmë të lexoni intervistën:
Elena, tash e sa kohë merreni me stilimin e veshjeve të ndryshme për femra, të cilat i shisni në atelinë tuaj “Elena Nika”. Na trego pak sa me pasion e bëni punën tuaj dhe sa e vështirë është për ju?
Po sigurisht nuk është e vështirë kur ke një pasion dhe ëndërr për të krijuar dizajne të ndryshme duke i parë edhe trendet e ndryshme aktuale. Është diçka që e bëj me kënaqësi, dhe mund të them lirshëm se e dua shumë punën që bëj.
Si rrjedhojë jeni shndërruar në një prej stilisteve më të kërkuara të tregut. Si ndjeheni për këtë fakt?
(Qesh), së pari ju falënderoj për vëmendjen. Këto janë një shtytje shumë e madhe për ne. Normalisht ndihemi shumë të kënaqur pasi që mundi dhe puna jonë po shpërblehet.
Cili ka qenë koleksioni juaj më i fundit, dhe sa ka pasur interesim për shitje?
Koleksioni ynë i fundit ishte pranverë/verë, dhe ka pasur një laramani të veshjeve. Dhe ka shkuar për mrekulli, në fakt as ne nuk prisnim që do ngjallte aq interesim.
Në cilat ngjyra dhe në cilin dizajn e gjeni veten më shumë në veshjet që ju punoni?
Ajo që neve na flen në shpirt edhe zakonisht jemi të fokusuar janë ngjyrat neutrale të tokës, dhe patjetër që e zeza është ajo e cila kryeson më së shumti, dhe normalisht që fokusi tjetër bie mbi elegancë, finesë, pastërti dhe thjeshtësi.
Keni stiluar edhe për fytyra të njohura publike. Na trego pak si është të punosh me ta?
Po është e vërtetë që kemi pasur disa nga fytyrat e njohura që kemi stiluar për ta. Normalisht ishte kënaqësi e madhe të punosh me ta, dhe ishte e lehtë për shkak se në atelinë tonë ka zgjedhje të ndryshme. Disa prej emrave me të cilët kemi punuar janë: Dafina Rexhepi, veshjet të cilat ne ja stiluam për klipin e saj të fundit. Nora Muja gjithashtu, e cila u zgjedh edhe fituese e “Miss Globe” në Egjipt. Kaltrina Mikushnica, një moderatore e njohur, pastaj Diellza Kolgecin e shumë e shumë të tjera. Sigurisht që ne i falënderojmë për zgjedhjen, dhe jemi të hapur për bashkëpunime.
Kemi dëgjuar që keni pasur rekord shitjesh këtë vit me veshjet në dyqanin tuaj? Është e vërtetë?
(Qesh), për fillim nuk jemi keq, por sigurisht për korrektësi do doja që këto të dhënat e shitjeve të mbesin koifidenciale.
A janë të kapshme çmimet e veshjeve tuaja për xhepin e shqiptarëve?
Po sigurisht, kemi menduar edhe për atë pjese edhe duke hulumtuar tregun. Ndaj në dyqanin tim mund të gjenden veshje me çmime të arsyeshme, me çka ai/ajo që dëshiron të blejë diçka në dyqanin tim, do ta ketë atë mundësi.
Cilat janë planet për koleksionin tuaj të radhës? Në cilat dizajne dhe ngjyra do të fokusoheni më tepër, dhe si mendoni ta titulloni?
Po, koleksioni ynë i radhës do të jetë vjeshtë-dimër, dhe normalisht me ngjyra më të mbyllura për shkak të sezonit dhe me shumë elegancë. Gjithashtu kemi menduar edhe për veshje të përditshme, të cilat nuk do t’i mungojnë këtij koleksioni.
Si e shihni si dizenjatore stilin e qytetarëve në përditshmëri? Mendoni se ka më shumë vetëdijesim, dhe tashmë të gjithë po e dinë se çfarë duhet zgjedhur?
Në Prishtinë? Sigurisht që ka shumë stil, pasi kur jam ulur në ndonjë kafene në qendër më duket vetja si në ndonjë pasarelë apo në “Champs-Élysées” (qesh), por pasi që shija është relative ka edhe një pakicë që e kanë problem të dallojnë ditën nga nata.
Elena, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Për fund, një këshillë e jotja për të gjithë adhuruesit e modës?
Është diçka që vjen nga brendësia: bukuria dhe stili që ju bëjnë të veçantë. Veshja është si ushqimi, pra gjithmonë zgjidhni atë që ju pëlqen dhe ju bën ta shijoni atë. Faleminderit edhe nga ana juaj, kënaqësia ishte e mija. Shëndet! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri