LAJMI I FUNDIT:

”Forbes”: Amerikanët e pasur vazhdojnë të pasurohen, por jo edhe Trump!

”Forbes”: Amerikanët e pasur vazhdojnë të pasurohen, por jo edhe Trump!
President Donald Trump awaits the arrival of Iraqi Prime Minister Haider al-Abadi at the White House in Washington, Monday, March 20, 2017. (AP Photo/Evan Vucci)

Amerikanët më të pasur janë pasuruar edhe më shumë këtë vit, me disa përjashtime duke përfshirë presidentin, Donald Trump, i cili është përballur me rënien e pasurisë së tij me rreth 600 milionë dollarë, sipas një klasifikimi të ri të bërë nga revista ”Forbes”.

Në krye të klasifikimit ndodhen 400 amerikanët më të pasur.

Themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, sot më i njohur për fondacionin e përqendruar tek shëndeti dhe arsimi, i cili ka regjistruar një pasuri prej 81 miliardë dollarë (+tetë miliardë), kreu i “Amazon” Jeff Bezos i cili, pasi kryesoi Gates për një ditë në korrik rikthehet në vend të dytë me 67 miliardë dollarë (+14,5 miliardë), ndjekur nga dekani i investitorëve, Warren Buffett, 87 vjeç, me 65,5 miliardë dollarë (+12,5 miliardë).


Pasuria mesatare për të hyrë në këtë klub vazhdon të rritet, përcjell BW, me dy miliardë dollarë këtë vit. Një shifër në rritje prej 18 për qind.

Presidenti Trump u rendit në vendin e 248, me një pasuri të vlerësuar me 3,1 miliardë dollarë, në rënie me 600 milionë dollarë.

Një vlerësim i Forbes më i lartë se ai i Bloomberg, që e vlerësonte së fundmi pasurinë e presidentit amerikan me 2,86 miliardë, në rënie me 200 milionë në raport me vitin e kaluar.

Mark Zuckerberg i “Facebook” dhe Larry Ellisson, themelues i “Oracle”, janë respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë të klasifikimit.

“Është hera e parë që prej vitit 2007 që Ellison nuk është në treshen kryesuese”, nënvizon Forbes, ndërkohë që pasuria është rritur me 1,8 miliardë dollarë për të arritur në 49,3 miliardë dollarë.

Asnjë grua nuk bën pjesë në 10 vendet e para të klasifikimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Kalo në kategori