LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Parregullsi të shumta gjatë votimit të personave të verbër

Komiteti i Helsinkit: Parregullsi të shumta gjatë votimit të personave të verbër

Komiteti i Helsinkit kumtoi se gjatë procesit zgjedhor janë vërejtur parregullsi gjatë votimit të personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar.

Nga Komiteti i Helsinkit informojnë se tek ata kanë arritur dy denoncime nga persona të kësaj kategorie, të cilët thanë se kanë pasur tentim të pasuksesshëm që ta realizojnë këtë të drejtë votuese në pajtim me mënyrën e re të votimit për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në pajtim me udhëzimin e ri për votim të personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar, të miratuar më 28 shtator, personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar u jepet mundësi të votojnë duke shfrytëzuar shabllon të Alfabetit Braj, ku janë shtypur të dhënat e fletëvotimit. Shablloni është përpiluar me qëllim që çdo person i verbër, respektivisht person me shikim të dëmtuar të mund të votojë në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë. Personave të cilët i kanë paraqitur parregullsitë, nuk u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore në pajtim me mënyrën e re të votimit, pasi siç thanë, shabllonet e posaçme të Alfabetit Braj ende nuk kishin arritur në dy vendvotime të caktuara”, thuhet në kumtesë.


Denoncimet janë pranuar rreth orës 8 në mëngjes, potencojnë nga Komiteti i Helsinkit dhe shtojnë se në rastet konkrete votuesit nuk kanë qenë në mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore në ditën e zgjedhjeve, që është shkelje e dispozitave të cituara ligjore.

Komiteti i Helsinkit informoi se rastin e kanë paraqitur te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me qëllim që të bëhet mbikëqyrje për situatën faktike të rastit konkret nga ana e inspektorit të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve

Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve

Drejtësi
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Kalo në kategori