Instituti Demokratik i Kosovës , ka shprehur shqetësimin e saj për mos zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Sot më 17 Tetor 2017, pritej fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësinë, datë e dakorduar në mes Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel më 31 Gusht 2017 me ndërmjetësimin e BE-së.
Kjo marrëveshje e cila i ka fillet në Marrëveshjen e parë të parimeve, sipas liderëve politikë synonte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe zgjidhjen e kontesteve në fushën e drejtësisë. Ky dakordim u adresua edhe publikisht nga ish bartësit e procesit të dialogut Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq më 9 shkurt 2015”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
KDI shpreh shqetësimin për mos nisjen e zbatimit të kësaj marrëveshje, mungesën e transparencës dhe paqartësive të shumta që po e shoqërojnë këtë proces në përgjithësi.
Pas deklaratave të ditëve të fundit ku thuhej se palët kishin përmbushur obligimet e tyre, sot qytetarët janë dëshmitarë për një dështim të radhës në zbatimin e kësaj ujdie.
“KDI kërkon nga institucionet e vendit t’a bëjnë transparente përmbajtjen e marrëveshjes së drejtësisë dhe t’i bëjnë të ditura obligimet e palëve në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar hollësishëm për efektet e këtij procesi.
Mungesa e transparencës ka bërë që shumë elemente të marrëveshjes të jenë të paqarta. Mbetet pikëpyetje se kujt do t’i përgjigjen gjykatësit dhe prokurorët serbë dhe nëse zyra e prokurorit disiplinor do të ketë kompetenca mbi gjykatësit dhe prokurorët serbë”, thuhet më tej në njoftim.
Po ashtu mbetet e paqartë nëse gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të bëjnë betimin në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më shumë, e mjegulluar si çështje mbetet edhe fakti se si do të gjykohen veprat penale të cilat janë të kryera nga serbët dhe shqiptarë në bashkëveprim dhe nëse veprat penale të kryera nga serbët në pjesët e tjera të Kosovës do të mund të gjykohen në gjykatat përkatëse ku është kryer vepra apo këto lëndë do të ishin e drejtë ekskluzive vetëm e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
KDI kërkon nga institucionet e drejtësisë garantimin, ruajtjen dhe mos cenimin e sistemit unitar të drejtësisë në Kosovë dhe mbi të gjitha mbrojtjen e parimit të multietnicitetit në sistemin e drejtësisë, vlerë kjo themelore e shtetit të Kosovës.
Mungesa e transparencës dhe mosrespektimi i afateve kohore për zbatimin e marrëveshjeve në mënyrë recidive është duke e dëmtuar seriozisht kredibilitetin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe ulur besueshmërinë e publikut në proces. Prandaj KDI kërkon edhe nga Bashkimi Europian angazhim të shtuar në garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të dala nga ky proces. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje