Marrëveshja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me banorët e Shipitullës, duket se nuk do t’i sjellë menjëherë rezultatet. Kosova pritet të ketë probleme serioze me furnizim me energji elektrike, këtë dimër.
Përkundër deklaratave pompoze të kryeministrit, Korporata Energjetike e Kosovës gjendet para një problemi real.
Për shkak të neglizhencës disa vjeçare të institucioneve, mbi zonat me qymyr në fshatin Shipitullë dhe në lagjen Mirena në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit, janë ndërtuar dhjetëra objekte të paligjshme.
Kjo po e vështirëson punën e ekskavatorëve të KEK-ut që të nxjerrin qymyr mjaftueshëm, por edhe për shkak se duhet kompensuar koha e humbur.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka paralajmëruar për Gazetën Fjala vështirësi në furnizim me qymyr gjatë këtij sezoni dimëror. “Në këto momente KEK-u është duke luftuar më kohën për stabilizimin e masave të dheut para shirave dhe ngricave për zhvillime të mëtejmë të mihjes, si dhe për te siguruar qymyr të mjaftueshëm për operimin e dy termocentraleve gjatë sezonit të dimrit”, ka thënë Bucolli
Paralelisht me këtë, Bucolli ka thënë se së bashku edhe më të gjithë akterët tjerë janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me banorët e zonave që duhet zhvendosur.
Që 14 muaj puna në zbulimin e qymyrit (heqjen e djerrinës) ishte ndalur për shkak të bllokimit tre vjeçar të shpronësimit të tokave të cilat janë në zonën e shpallur me interes të veçantë ekonomik nga Qeveria e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të KEK-ut, kjo kohë e humbur ishte e pa kompenzueshme duke pasur parasysh natyrën e punës dhe aspektet sezonale të operimeve në mihje, për shkak se dinamika e punës në djerrinë duhet zhvilluar kryesisht para fillimit të vjeshtës.
Kjo situatë e ka shtyrë menaxhmentin e kësaj korporate që t’i ndërmarrë disa vendime të dhimbshme ndaj qytetarëve. Siç është ai për ndalimin e ngrohjes së amvisërive me thëngjill.
“Shkak i këtyre sfidave si dhe për faktin së MMPH-ja ka paralajmëruar ndalesën e ngrohjes së amvisërive me thëngjill, në këtë kohë nuk jemi në gjendje të ofrojmë ndonjë fushe brenda mihjes për dhënien e qymyrit për punëtorë me kompensim, siç ishte praktikuar deri tani”.
Ndërkaq, zyrtarët e KEK-ut ndër vite i kanë dërguar në institucione të caktuara, për ti njoftuar për ndërtime të paligjshme në zonat me interes të veçantë në Obiliq.
Kështu nën dijeninë e plotë të institucioneve, që nga viti 2004, me dhjetëra prona janë ndërtuar paligjshëm në zonat me qymyr në komunën e Obiliqit.
Nga zyrtarët e KEK-ut vlerësohet se nga 4 milionë euro sa ka qenë vlera e shpronësimeve, tash me ndërtimet e paligjshme, kjo ka shkuar në 17 milionë euro. Të gjitha mjetet për shpronësime duhet t’i paguajë KEK-u.
Ndërtimet e paligjshme dhe mbi zona me qymyr, janë kryer kryesisht në lagjen Krasniqi në fshatin Shipitullë dhe në lagjen Mirena në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles