LAJMI I FUNDIT:

Mbi 500 kërkesa për shfrytëzimin e pushimit pa pagesë në Maqedoni

Mbi 500 kërkesa për shfrytëzimin e pushimit pa pagesë në Maqedoni

Mbi 500 qytetarë kanë shprehur interes për shfrytëzimin e masës qeveritare për pushim pa pagesë për punëtorët me të ardhura të ulëta. Afati i fundit për paraqitje është vazhduar deri në fund të këtij muaji.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Ekonomisë, pushimin pa pagesë do të mund të realizohet në gjitha qendrat turistike në vend, duke pasur parasysh se janë paraqitur mbi 60 hotele për vendosjen e personave të cilët do të shfrytëzojnë pushimin pa pagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mjeteve që janë siguruar për këtë aktivitet, vlerësohet se pushimin pa pagesë do të mund ta shfrytëzojnë 4 mijë familje.


Shfrytëzuesit do të marrin vërtetim nga Ministria e Ekonomisë për shfrytëzimin e mjeteve në vlerë prej 15 mijë denarëve, të cilat do të shfrytëzohen në njërën nga objektet hotelierike që janë paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë.

Thirrja publike është shpallur më 1 shtator të këtij viti, ndërsa të drejtë paraqitje kanë të gjithë personat fizik të cilët janë të punësuar dhe të ardhurat e tyre familjare neto, nuk tejkalojnë mbi 22 mijë denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori