LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot skadon afati për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet lokale

Maqedoni, sot skadon afati për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet lokale

Deri sot në orën 24 do të zgjasë afati për parashtrimin e ankesava dhe padive në lidhje me zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e diel. Pasi të vendoset për ankesat eventuale, do të mësohen edhe rezultatet zyrtare përfundimtare për rrethin e parë.

Çdo bartës i listës së kandidatëve në procedurën për votim, përmbledhje dhe vërtetim të rezultateve të votimit mund të dorëzojë ankesë në KSHZ në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimeve, gjegjësisht pas shpalljes së rezultateve të para, ndërsa KSHZ është e detyruar të vendosë për ankesat në afat prej 48 orëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Numri i saktë ku votimet kanë përfunduar në rrethin e parë, mund t’i shpallim pas përfundimit të procedurës për ankesat dhe paditë eventuale. Bartësit e listës kanë të drejtë për mbrojtje gjyqësore, gjegjësist të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Ndryshe, procesi zgjedhor në rrethin e parë ka përfunduar në 45 komuna dhe në Bashkinë e Shkupi, ndërsa në 35 tjera do të ketë balotazh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori