Morgan Freeman ka thënë se qasja e tij për vetdisiplinë në formë të rregullave ushtarake, ia ka mundësuar që të jetë vital edhe në jetë edhe në karrierë.
“Ushtrimet janë pjesë e asaj disipline. Mënyra si hani është pjesë e disiplinës suaj. Përpiqem që të mos e teproj me ushqim”.
“Një prej gjërave që kam zbuluar është se ngrënia na është bërë shprehi, kurse në fakt duhet të jetë një nevojë për t’u ushqyer. Prandaj është më mirë që ngrënien ta përshtatni me nevojat tuaja”, ka deklaruar 80-vjeçari.
Më tej, ai i ka krahasuar shprehitë ushqyese të amerikanëve në ditët e sotme dhe në të kaluarën, kur mbipesha ka qenë shumë e rrallë, kurse puna fizike ka qenë shumë më e madhe.
“A e dini se në SHBA ka më së shumti njerëz me mbipeshë se kudo tjetër. Kjo është për faktin se njerëzit kanë ushqim të bollshëm. Në kohën kur të gjithë kanë bërë punë fizike, kur për punë kanë përdorur shate, sëpate dhe mjetet tjera, punëtorët kanë bërë pushime për të ngrënë, në mënyrë që pastaj të vazhdojnë me punën.
“Sot ndodh që zgjoheni në mëngjes, i lani dhëmbët, visheni, shkoni me automjet deri në punë dhe pastaj uleni pranë kompjuterit”, ka thënë më tej aktori.
Serieali i Freeman, “The Story Of Us”, që i ka gjashtë episode, përcjell udhëtimet e tij nëpër botë duke biseduar me njerëz të njohur, në mesin e të cilëve edhe Bill Clinton e Nadya Tolokno nga grupi “Pussy Riot”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'