Sipas autorit të librit më të ri autobiografik për të parin e Kremlinit, Steven Lee Meyes të titulluar “Cari i ri”, babai i Vladimir Putinit, kishte fituar të drejtën të këtë një banesë njëdhomëshe prej 16 metra katrorë në një kompleks pesëkatësh në rrugën Baskov numër 12, jo larg avenysë të Leningradit.
Familja Putin ishte zhvendosur në vitin 1944, kurse pas përfundimit të luftës janë detyruar që banesën ta ndajnë edhe më dy familje tjera. Aty kaluan më shumë se 20 vite. Brenda kësaj banese nuk kishte ujë të nxehtë e as vaskë. Korridori pa dritare shërbente si kuzhinë me një shporet me gaz, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë ka qenë një djalë i dobët. Një nga kujtimet e tij të hershme të përpjekjeve për një ikje të guximshme nga një fëmijëri e mbyllur, ndodhi më 1 maj të vitit 1959 ose ndoshta në vitin 1960. Së bashku me disa shokë kishin hipur në një tren dhe ishin nisur në drejtim të panjohur të qytetit në kërkim të një aventure. Ishte ftohtë dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë, edhe pse kishin ndezur zjarrin për t’u ngrohur, ata u kthyen të dekurajuar, ku më pas babai e rrahu si ndëshkim që ishte larguar”, shkruan Meyers në librin e ri.
Por, ishte pikërisht babai i tij që e shtyu Vladimirin të merret me boks, por duke marrë parasysh që ishte i dobët, ai hoqi dorë kur një grusht ia theu hundën.
Dhe kështu në vend të boksit filloi të merret me arte marciale, edhe përkundër dëshirës së prindërve që të vazhdoj me boks. Ai filloi të ushtroj sambo, stili sovjetik të cilin e kombinoi me xhudo dhe mundje që i përshtatej trupit të tij të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Njëri nga trajnerët ka pasur ndikim të madh në jetën e tij. Anatoli Rahlin punon në klubin “Trud” jo larg rrugës Baskos, kurse në vitin 1965 kur Putin ishte në klasën e pestë vendosi të anëtarësohet në këtë klub. Trajneri Rahlin është dashur të punojë shumë që të bind prindërit e Putinit se fëmijët nuk mësojnë asgjë të keqe në atë klub. Disiplina e sambos dhe më pas e xhudos, e intrigoi shumë Putinin i cili kishte pranuar se asgjë tjetër nuk i kishte bërë përshtypje.
Aftësitë luftarake i sollën shoqëri të re, e në veçanti afërsinë që e krijoi me dy vëllezërit Arkadi dhe Boris Rotenberg, të cilët i qëndruan besnik deri më sot.
Ai u paraqit para opinionit për herë të parë në vitin 1999, kur Boris Jelcini i dorëzoi pushtetin kryeministrit të ri energjik që për herë të parë e njohu e gjithë Rusia si Vladimir Putin. Derisa Jelcin ishte anëtarë i rëndësishëm dhe i zëshëm i Politoborit, Putin ishte jo edhe aq i rëndësishëm, që i pëlqente të qëndronte i heshtur si një agjent i KGB-së. Ai operonte jashtë vendit, në Dresden në Gjermaninë Lindore.
Megjithatë, me kalimin e viteve Putin arriti të ngjitet me hapa të shpejt në politikë, transmeton Telegrafi.
Ai “shëtiti” nëpër pozita të ndryshme në Moskë. Nga shefi i Shërbimit Sekret, ndihmës, këshilltar, njëri i besës, derisa Jelcini e ftoi një ditë në zyrën e tij jashtë Moske.
“Do të punoj aty ku ju mendoni se do të jem më i mirë”, ka thënë Putin. Ndërsa pyetja tjetër e Jelcinit e ka habitur: “Çfarë mendoni po pozitën më të lartë?” Vetëm atëherë Putin e kuptoi planin e tij.
Jelcin nuk e kishte emëruar drejtpërdrejt si pasardhësin e tij, por ia kishte përmendur zgjedhjet që ishin paraparë të mbahen në vitin 2000, duke shprehur haptazi dëshirën që të kandidoj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A