Marrëveshja financiare e IPA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që kap shumën mbi 71 milionë euro, do të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Projektet e parapara të financohen me këtë marrëveshje do të fillojnë të zbatohen nga viti i ardhshëm deri me 2020. Investimi në edukim, sipas njohësve të integrimit evropian, është formula kryesore për zhvillim ekonomik.
Institucionet e Kosovës së bashku me ato të Bashkimit Evropian i kanë përcaktuar projektet që do të përfitojnë nga marrëveshja financiare e IPA-së.
Drejtori i departamentit të asistencës zhvillimore në Ministrinë e Integrimit Evropian, Florim Canolli, në një deklaratë për Radio Kosovën, përmendi fushat që do të përfitojnë nga IPA.
“Demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, konkurrueshmëria dhe inovacioni, si dhe arsimi, punësimi dhe politikat sociale, të gjitha këto projekte përfshijnë institucionet përfituese, janë institucione qeveritare dhe përfituesit finalë janë qytetarët e Kosovës”, tha Canolli.
E zbatimi i projekteve të programit IPA 2016 do të bëhet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes financiare, e cila sipas Canollit, pritet që të bëhet deri në fund të këtij viti.
“Procesi i tenderimit ka filluar dhe do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, mandej do të jetë kontraktimi, mund të ketë vonesa të ndryshme në këtë proces, por, sipas të gjitha afateve të parashikueshme, do të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa disa të tjera në vitin 2019, e disa të tjera edhe në 2020”, deklaroi ai, raporton Radio Kosova.
Kurse Emrush Ujkani, njohës i Integrimit Evropian, foli për një vëmendje më të shtuar të institucioneve të Kosovës se ku duhet të shkojnë mjetet nga marrëveshja IPA. Ai veçon sektorin e edukimit si ndikues në zhvillim ekonomik.
“BE dhe institucionet tona e kanë kuptuar se nëse flasim për zhvillim ekonomik”, tha ai.
Ndryshe institucioni që kryen menaxhimin e programeve të IPA-s në Kosovë, është Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje