LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku

Haradinaj takon kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik të vendit.

Në njoftimin për media thuhet se në takim u bisedua për dinamikën e re që është instaluar në qeverisje, duke i dhënë prioritet zgjidhjes së temave të rënda, që janë neglizhuar nga qeverisjet e kaluara.

“Në takim nuk është lënë anash as tema e trajtimit të kategorive të luftës për liri, për çka kryeministri Haradinaj i njoftoi bashkëbiseduesit se ka ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, që veteranët dhe invalidët e luftës si dhe kategoritë tjera përfituese nga shteti, të mos presin me muaj pagat dhe pensionet e tyre si dhe për përgatitjet që po bëhen për vitin jubilar, dhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit, që erdhi si rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve të Kosovës, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe shteteve tjera të perëndimit”, thuhet në njoftim.


“Takova Gjeneralin e luftës Sami Lushtakun sot kur po e shënojmë përvjetorin e 20-të, të rënies për liri të Adrian Krasniqit dhe më këtë dua të jap mesazhin se vlera më sublime dhe e arritura më e madhe e shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 është pikërisht lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi i Kosovës, prandaj, të gjallët dhe të rënët e kësaj lufte duhet të jenë udhërrëfyes për lidershipin e vendit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputeti Mërgim Lushtaku janë zotuar se kryeministri Haradinaj do ta ketë mbështetjen e tyre të pakursyer politike, në përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori