LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike në Sedllarcë të Bogovinës, policia arreston një person

Përleshje fizike në Sedllarcë të Bogovinës, policia arreston një person

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në orën 15:25 në vendvotimin numër 2053 në fshatin Sedllarcë e Epërme në Tetovë, është regjistruar përleshje fizike mes një votuesi me komisionerin.

“I.M (71) nga Sedllarca e Epërme ka shkuar të votojë dhe pasi ka nxjerrur letërnjoftimin, në atë moment S.S (34) anëtar i bordit zgjedhro, për shkak të marrëdhënieve mes tyre, ia ka hudhur letërnjoftimin dhe më pas I.M e ka sulmuar fizikisht. Pas kësaj është njoftuar policia, ndërsa I.M është arrestuar”, thonë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se gjithashtu janë evidentuar edhe tetë fotografime të fletëvotimeve, prej të cilave janë pastruar shtatë gjegjësisht janë arrestuar shtatë persona, prej të cilëve katër nga Shkupi, dy nga Ohri dhe një në Qendër Zhupë.


Nga MPB thonë se ndaj këtyre personave do të ngriten kallëzime adekuate./Telegrafi/