LAJMI I FUNDIT:

Abrashi në ‘Kalabri’: Shkollë e re, çerdhe, linjë autobusi dhe mbulimi i kolektorëve

Abrashi në ‘Kalabri’: Shkollë e re, çerdhe, linjë autobusi dhe mbulimi i kolektorëve

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, në një tubim të mbajtur sot në lagjen ”Kalabria” shpalosi programin e tij për këtë pjesë të kryeqytetit.

Abrashi tha se programi për këtë lagje ka rrjedhur nga vetë kërkesat e banorëve dhe nga problemet reale të tyre.

“Ne e kemi vullnetin për punë dhe nuk merremi me propaganda apo gjëra të tjera. Si kërkesë nga vetë banorët është mbulimi e kolektorëve të lumit që vjen nga lagja Mati. Kërkesë tjetër dhe nevojë që ne e kemi paraparë për këtë lagje është edhe ndërtimi i një shkolle fillore dhe çerdhes publike për fëmijë, krijimin e një lidhjeje të re nga Kalabria për në qytet, sigurimi i transportit publik përmes një linje të re, ku lehtësira do të kenë pensionistët dhe personat me nevoja të veçanta”, ka thënë Abrashi.


Ai potencoi se do të investohet rregullimi i ndriçimit publik dhe shtyllave elektrike, ndërtimi i një fushe sportive-rekreative, ndërtimi i trotuareve tek sh.f ‘7Marsi’, zgjerimi i rrugës ‘Rexhep Krasniqi’ , vazhdimin e rrugës ‘Fadil Ferati’ duke përfshirë infrastrukturën bazë, zgjerimin e ngrohtores së qytetit në këtë lagje, lidhjen e rrugëve ‘Bej Sokoli’ dhe ‘Marin Barleti’ me kolektorin e ri dhe projekte tjera që përmirësojnë jetën e banorëve të kësaj pjese.

Abrashi u zotua edhe për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë ku sipas tij del të jetë problem për gjithë qytetin, menaxhim më të mirë të mbeturinave përmes shtimit të kontejnerëve dhe shtëpizave të gjelbra, bashkësi lokale për banorët e asaj zone, revidimin e planit urbanistik përmes hartave zonale, identifikimin e pronave komunale në mënyrë që komuna ta ketë më të lehtë t’i vendosë pikat për ndërtimin e fushave rekreative dhe rishikimin e tatimit në pronë ku në shumë zona të qytetit është rritur dhe se.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se nuk është e drejtë që qytetarëve t’u rritet tatimi dhe të mos investohet asgjë. Krejt në fund Abrashi i ftoi që ta votojnë më 22 tetor, në mënyrë qe Prishtina të modernizohet, pasi nuk mund të humbet më shumë kohë.

Në trend

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Amerika
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori