LAJMI I FUNDIT:

MPB e gatshme për ditën e votimit në Maqedoni

MPB e gatshme për ditën e votimit në Maqedoni

Policia është e përgatitur për ditën zgjedhore në Maqedoni. Me plan operativ do ta koordinojë punën në terren. Dhunë dhe incidente nuk guxon të ketë, thonë nga MPB-ja, dhe paralajmërojnë se përgjigja e policisë ndaj dhunuesve do të jetë e fuqishme.

Prania e policisë do të jetë e shtuar rreth vendvotimeve, ndërsa do të bëhen edhe zhvendosje të policëve me qëllim që të shmanget ndikimi ndaj tyre.

Policët do të jenë jashtë vendvotimeve, ndërsa do të ketë të drejtë të hyjë në rast se këtë e kërkon kryetari i komisionit zgjedhor.


Incidentet e fushatës zgjedhore vazhduan edhe mbrëmë përkundër faktit që në mesnatë filloi heshtja parazgjedhore. Sipas informatave nga buletini i MPB-së, një orë pas mesnate është demoluar shtabi një partie politike, ndërsa nga policia paralajmërojnë ndriçimin e këtyre rasteve.

Pjesë e punëve të veçanta për ditën e votimeve është edhe dhënia e letërnjoftimeve me procedurë urgjente, në rast se bëhet fjalë për letërnjoftim të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur. Kërkesat pvr letërnjoftime të reja janë pranuar sot deri në orën 16:30 ndërsa nesër do të jepen dokumentet e përpunuara edhe atë nga ora 7 deri në ora 19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori