Qendra për Dokumentimin e Drejtësisë Tranzicionale “Sense” hap dyert e saj në qytetin bregdetar kroat të Pulës të premten në mbrëmje dhe në të do të ekspozohen faktet e përcaktuara gjatë gjyqit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë.
Mirko Klarin, themeluesi i qendrës dhe drejtori i Agjencisë “Sense”, një agjenci lajmesh që ndoqi gjyqet në ICTY, tha për BIRN se ajo do të ketë një arkiv me raporte mediatike mbi rastet e ICTY-së të dokumentuara për më shumë se 20 vjet.
“Bëmë një përzgjedhje të gjërave që dëshironim të mbanim. Gjërat që menduam mund të përdoren gjithashtu për krijimin e narrativave interaktive, dokumentarëve, filmave edukues dhe kështu me radhë”, tha Klarin.
“Thelbi i kësaj qendre është të tregojë krimet që janë hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar nga gjykata dhe gjithashtu se cilat janë faktet që janë përcaktuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, shpjegoi ai.
Klarin, i cili vendosi ta hapte qendrën në qytetin e tij të lindjes Pulë, ku pati gjithashtu mbështetjen e administratës lokale, tha se përparësia e tij është të tregojë se si Gjykata rindërtoi ngjarjet e luftërave jugosllave.
“Është më pak e rëndësishme nëse dikush në veçanti shpallet fajtor ose jo për diçka, sepse edhe në të gjitha vendimet e lirimit nga akuzat keni konfirmim se disa gjëra, të deklaruara në aktakuza, ndodhën në një mënyrë të caktuar”, tha ai.
Ai u shpreh se faktet e përcaktuara nga ICTY janë “shumë pak të njohura për publikun e gjerë në të gjithë rajonin, i cili është i interesuar nëse dikush është i pafajshëm apo fajtor, ndërkohë që u kushton pak vëmendje këtyre detajeve ‘të vogla’ siç janë faktet e vërtetuara dhe dëshmitë e viktima dhe dëshmitarët”.
Serge Brammertz, prokurori në ICTY dhe pasardhësen e saj, Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, ICTY, do ta hapë zyrtarisht qendrën të premten në mbrëmje.
Brammertz dhe Klarin do të flasin në ceremoninë e hapjes, bashkë me një eksperte për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Helen Ëalasek dhe kreun e OJQ-së në Zagreb Documenta – Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, Vesna Terseliq.
Përfaqësues të zyrës së avokatit dhe prokurorit të shtetit nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të vijnë gjithashtu në ceremoninë e hapjes.
Një ekspozitë e titulluar “Monumente në Shënjestër” që tregon shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare gjatë luftërave të viteve 1990 përmes dokumentacionit të mbledhur në ICTY, do të ekspozohet në të njëjtën mbrëmje.
Të shtunën, Brammertz do të jetë gjithashtu në një panel në një konferencë mbi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, rindërtimin e pasluftës dhe ndërtimin e besimit në qendrën e re.
Konferenca organizohet nga “Sense”, Documenta, OJQ-ja Qendra për të Drejtën Humanitare Beograd, Muzeu Historik i Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë dhe rrjeti në Paris i OJQ-ve aktive për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Europa Nostra.
Të enjten, Brammertz u takua me ministrin kroat të drejtësisë Drazen Bosnjakoviq dhe kryeprokurorin e shtetit Dinko Cvitan në Zagreb, për të diskutuar bashkëpunimin e Kroacisë me ICTY-në dhe MICT-në, ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe bashkëpunimin me sistemet gjyqësore në rajon. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze