Në mesnatë në Maqedoni mbyllet fushata zgjedhore dhe fillon heshtja para zgjedhjeve lokale të së dielës.
Partitë politike gjatë fushatës zgjedhore për tri javë kanë premtuar zgjidhjen e problemeve lokale, por duke mbajtur në fokus në masë të theksuar dhe në çështjet nacionale.
Për 21 ditë, kandidatët për kryetrarë të komunave dhe veçanërisht liderët e partive politike, gjatë promovimit të programit zgjedhor, krahas premtimeve për zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me infrastrukturën në pushtetin vendor, shkolla dhe kopshte për fëmijët, gazifikim të komunave, hapësira të gjelbëruara, ajër të pastër, ata nuk kanë lënë anash as premtimet për rritjen e pagave, përmirësimin e standardit jetësor, e deri tek anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Njëherësh, krerët e partive politike në takimet me qytetarët, kanë shigjetuar akuza të ashpra për atë se kush është kriminel dhe kush rrënon interesat shtetërore.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka theksuar se qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë progres, anëtarësim në NATO dhe BE, lëvizje të lirë, ekonomi të fuqishme dhe stabilitet.
“Angazhimi ynë është bashkëpunimi me të gjithë fqinjët, me Shqipërinë dhe Kosovën. Shenjë e mirë është marrëveshja me Bullgarinë si edhe angazhimet për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Punët po shkojnë në këtë drejtim, ndërsa kjo na e hapë rrugën drejt NATO-s, që do të thotë stabilitet jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, besim më të madh tek investitorët, zhvillim më të shpejtë dhe anëtarësim në BE. Ne dëshirojmë perspektivë evropiane për gjithë Ballkanin”, ka theksuar Ali Ahmeti.
Ndërkaq,lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili është edhe kandidat për komunën e Tetovës, ka theksuar se do të angazhohet që me marrjen në duar të komunave nga ana e kandidatëve të partisë që përfaqëson, pushteti vendor do tu kthehet qytetarëve.
“Inkubatorët ekonomikë nënkuptojnë që ata që kanë ide, veçanërisht mërgimtarët tanë të vijnë këtu, dhe gjithë procedurat administrative dhe juridike t’ua kryejnë njerëz të angazhuar nga komunat. Mjafton që ata të vijnë me idenë e tyre. Do ta kenë një zyre të garantuar. Do t’i kenë procedurat të garantuara. Mjaftojnë që ata të vazhdojnë ta zhvillojnë biznesin e tyre. Kjo do të zgjatë për një periudhë diku deri në 3 vjet. Pastaj shpresojmë dhe urojmë që ata biznese të jenë të suksesshme dhe mos të kenë nevojë për përkrahjen e komunës. Edhe kjo do të krijojë, do të gjenerojë resurse shtesë për komunën”, thotë Kasami.
Ndërkaq, lideri i Aleancës Për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili njëherësh është dhe kandidat për kryetar në komunën e Strugës, ka kërkuar votën para qytetarë në të gjitha komunat ku garojnë kandidatët e partisë së tij, në emër të shpërndarjes së barabartë të buxhetit të shtetit, në të gjitha komunat dhe decentralizmin e plotë të pushtetit.
“Nuk mund t’i besojmë më gënjeshtrave të oponentëve tanë politikë, të cilët krenohen me arritje, në ndërkohë që kanë dështuar në atë që është esenciale në pushtetin lokal. Ata e kanë dështuar procesin e decentralizimit që parashihej në Marrëveshjen e Ohrit dhe njerëz të tillë nuk mund të jenë të suksesshëm”, thotë Sela.
Lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev, i cili është kryeministër i Maqedonisë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar integrim të shpejtë të vendit në BE dhe NATO. Zaev tha se OBRM-PDUKM gënjen se do ta shesë emrin.
Përderisa, lideri i partisë maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski gjatë fushatës zgjedhore është përqendruar në dështimet e Qeverisë së Zaevit, duke premtuar hapjen e 150 mijë vende të reja të punës nëse vjen në pushtet, dhe shlyerjen e borxheve.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar që të mbahen më15 tetor. Ato do të mbahen në 3,480 vendvotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar të mbahet dy javë më vonë, përkatësisht më 29 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Publike asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për lirimin me kusht të Mijallkovit
Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë
E ashpër dhe polarizim i madh politik – çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Guerot pas vizitës në Paris dhe takimit me presidentin Macron: Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë – Kosovë
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles