LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

Policia jep detajet për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me sulmin që ka ndodhur sot në një lokal në Prishtinë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot rreth orës 14:30, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Ukshin Hoti”  në Prishtinë, një person është sulmuar dhe rrahur  nga  persona të dyshuar.


Bëhet fjalë për viktimën: V. Kajtazi, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor një person për ta intervistuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje,  me një fokus të veçantë  për identifikimin e personave të dyshuar.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori