LAJMI I FUNDIT:

Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti, të pranishëm Ruçi, Doshi e Angjeli (Foto)

Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti, të pranishëm Ruçi, Doshi e Angjeli (Foto)

Ditën e sotme janë kryer homazhe për nder të ish-ministrit Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë.

Homazhet janë kryer në Muzeun Historik Kombëtarë nga miq dhe familjarë të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Në homazhe morën pjesë miq dhe dashamirës ndër ta Gramoz Ruçi, Anastas Angjeli, Tom Doshi.


Deputetit Tom Doshi ka shoqëruar mikun e tij, deri në banesën e fundit. Pas shkëputjes nga politika, Prifti dhe Doshi u angazhuan së bashku në një biznes të tyrin.

Ndërkohë që Doshi vazhdoi angazhimin në politikë, Prifti e pati të pamundur për shkak të sëmundjes së rëndë që e kishte kapluar. /Telegrafi/