LAJMI I FUNDIT:

Ostreni: Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parlament dydhomësh

Ostreni: Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parlament dydhomësh

“Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parlament dydhomës, ndërsa paralajmërimet e tilla janë vetëm dëshirë për përplasje të reja dhe t’i jepet rast OBRM-PDUKM-së dhe të tjerëve të thonë se shqiptarët janë fajtorë për gjithçka në Maqedoni”, theksoi mbrëmë kryetari i UNITETI-t, Gzim Ostreni, gjatë kohës së tubimit të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”.

Ostreni drejtoi kritika të ashpra në adresë të Ziadin Selës, për të cilin tha se shtatë ditë para se të fillojë fushata zgjedhore, parita e tij LR-PDSH, e cila ishte pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” e regjistroi partinë si Aleanca për Shqiptarët dhe më pas Sela ofroi programin për parlament dydhomës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai vlerësoi se ndarjet në rrugën drejt BE-së janë të dëmshme dhe janë e kaluar, pasi ata sjellin vetëm gjakderdhje mes popujve.


Në tubimin në Dibër i cili u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” promovoi kandidatin për kryetar komune, Shkëlqim Xhafa./Telegrafi/