Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, të cilit i ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në organizatat e mekanizmat ndërkombëtar, para së gjithash në UNESCO dhe në INTERPOL.
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen e Finlandës për Kosovën në proceset e shtetformimit dhe angazhimin e saj për rrugën evropiane të vendit.
Ai e vlerësoi edhe rolin e çmuar të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, si i dërguar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, të zhvilluara në Vjenë.
Haradinaj tha se perspektiva e Kosovës është në BE dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në zbatimin e agjendës evropiane, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tha se Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në organizatat e mekanizmat ndërkombëtar, para së gjithash në UNESCO dhe në INTERPOL.
Kryeministri Haradinaj, theksoi se Kosova është një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe ajo po kontribuon në avancimin e fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe Serbinë.
Ai tha se platforma e re e dialogut me Serbinë do të bazohet në një kornizë të re kohore dhe në gjithpërfshirjen politike e qytetare në vend dhe duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.
Kryeministri Haradinaj theksoi se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Finlandës në të gjitha fushat duhet të thellohet me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e jashtme.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj tha se dy vendet kanë një histori të marrëdhënieve të mira dhe ato duhet të vazhdojnë dhe të thellohen.
Ai tha se Kosova si i gjithë rajoni i Ballkanit ka perspektivë evropiane dhe Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë në procesin e integrimeve.
“Ishte mundësi për të evoluar gjithë bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës. Ka plotë tema që Finlanda është prezent në Kosovë. Kjo vizitë dëshmon vazhdimin e një përkushtimi për marrëdhëniet bilaterale, do t’i japim në të ardhmen dimension edhe marrëdhënieve ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me ministrin Soini.
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, konfirmoi bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Finlandës dhe Kosovës edhe në të ardhmen.
“Kemi pasur diskutime të shkëlqyera me kryeministrin dhe jemi të lumtur që të festojmë dhe të konfirmojnë raportet tona të mira bilaterale. Ne do të bashkëpunojmë edhe në nivelin ndërkombëtar dhe është mirë të jesh në mesin e miqve, andaj ju faleminderit”, tha ministri Soini.
Në takim, ishte e pranishme edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit