LAJMI I FUNDIT:

Cana me mesazh emocionues për shqiptarët: Zoti bekoftë atdheun tonë të dashur

Cana me mesazh emocionues për shqiptarët: Zoti bekoftë atdheun tonë të dashur

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, me anë të një mesazhi në rrjetin social Instagram ka falënderuar të gjithë shqiptarët.

Cana ka qenë lideri i kombëtares ndër vite dhe fanella e tij është djersitur më së shumti në histori të ekipit kombëtar shqiptar.


Vet Loriku u përshëndet të hënën mbrëma para publikut shqiptar në Loro Boriçi të Shkodrës.

Ai me anë të një mesazhi tjetër të publikuar gjatë ditës i ka uruar më të mirën popullit shqiptar dhe atdheut tonë.

Të gjitha lajmet rreth Lorik Canës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lorik Canës

“Të nderuar miq e vëllezër dhe motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit dhe karrierës time si futbollist, duke filluar nga familja ime mrekullueshme, miqt e mi, bashklojtarët, tarjnerët, bashkpuntorët, tifozët dhe çdo shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve të karrierës sime sportive”.

“Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje, Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë atdheun tonë të dashur”, ka shkruar Cana në Instagram.

Gjatë ceremonisë së tij përshëndetëse ai kishte në krah të birin e tij, Bojkenin me fanellën Kuq e Zi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori