LAJMI I FUNDIT:

Aplikanti pretendon se ia kishin humbur diplomën, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se kjo nuk është e vërtetë – jep sqarime tjera!

Aplikanti pretendon se ia kishin humbur diplomën, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se kjo nuk është e vërtetë – jep sqarime tjera!

Pas publikimit të lajmit nga Telegrafi.com, se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ia kishte humbur diplomën qëllimisht vushtrriasit Fatmir Osmani, kur ai kishte konkurruar që të bëhet pjesë e këtij institucioni, ka ardhur reagimi nga IPK-ja.

Fatmir Osmani, kishte rrëfyer për Telegrafin se si atij gjatë aplikimi për vendin e punës hetues/inspektor në IPK, i ishte humbur diploma, gjë për të cilën thotë se është bërë qëllimisht, sepse kështu ai penalizohej nga kalimi në fazat tjera të këtij konkursi.

Konkurroi në Inspektoratin Policor të Kosovës, ia humbën diplomën për ta eliminuar nga gara
Lexo po ashtu Konkurroi në Inspektoratin Policor të Kosovës, ia humbën diplomën për ta eliminuar nga gara

Ai pretendon se përgjigja të cilën ia kishin dhënë atij kur kishte shkuar të interesohej se pse nuk kishte arritur në fazat tjera të konkursit, menaxhmenti i këtij institucioni i kishin thënë se arsyeja kryesore është mungesa e diplomës.


Por, sipas tij, ai është pajisur me numrin e protokollit në momentin që e kishte dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, duke theksuar se pajisja me këtë numër është e pamundur nëse nuk do ta kishte diplomën.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, publikon këtë komunikatë në shenjë sqarimi lidhur me shkrimin e publikuar më 07.10.2017 fillimisht në portalin “Telegrafi”, të titulluar “Konkurroi në Inspektoratin Policor të Kosovës, ia humbën diplomën për ta eliminuar nga gara”, e më pas shkrime të tilla janë publikuar edhe në portale tjera të ndryshme në të cilat potencohet se kinse qytetarit – aplikuesit Faton Osmani i është humbur – larguar diploma nga dokumentet e tij që i janë dorëzuar IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës reagon ndaj këtij shkrimi duke sqaruar si në vijim:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bazuar në ligjin për buxhetin, planin zhvillimor strategjik dhe në nevojat për rritjen e burimeve njerëzore, në korrik të këtij viti ka hapur konkursin për gjashtë pozita të shërbyesve civil dhe konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës për 17 inspektor/hetues.

Bazuar në këtë konkurs, aplikuesi z. Osmani ka dorëzuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për konkursin për inspektor/hetues duke përfshirë edhe certifikatën për baçelor të arteve në kriminalistikë.

Pasi që ka plotësuar kriteret e parapara me konkurs z. Osmani ka qenë në listën e kandidatëve që janë ftuar për të marrë pjesë në testin me shkrim, e cila listë ka qenë publike në ueb faqen zyrtare të IPK-së dhe në tabelën zyrtare të shpalljeve në objektin e IPK-së.

Mirëpo pavarësisht shpalljes publike në ueb faqe i njëjti nuk është paraqitur në datën dhe vendin e caktuar, dhe kjo nënkupton se i njëjti nuk ka mundur të marrë pjesë në fazat e tjera te testimit.

Andaj lajmi se të njëjtit “i është humbur diploma për ta eliminuar nga gara” nuk qëndron dhe është i pavërtetë.

Të gjitha këto i janë sqaruar z. Osmani edhe gjatë takimit që ka pasur me zyrtarët e Inspektoratit Policor në objektin e IPK-së në Hajvali.

Bazuar në të lartcekurat, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk qëndron lajmi se IPK i ka humbur diplomën dikujt prej kandidatëve/aplikuesve por z. Osmani nuk është paraqitur për të marrë pjesë në testin me shkrim pavarësisht shpalljeve publike që ka bërë IPK për këtë test me shkrim.

Telegrafi, pas këtij reagimi ka tentuar të kontaktojë edhe me Osmanin, i cili ka thënë se do të përgjigjet për të gjitha, gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Kalo në kategori