Ballafaqimi me terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigrimet ishin temë diskutimi në takimin e sotëm në Selanik midis njerëzve të parë të policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Lazo Velkovski dhe shefit të policisë të Republikës së Greqisë, gjeneralkolonel, Konstantinos Tuslavas.
Siç njofton MPB-ja, gjatë vizitës së përfaqësuesve të policisë së Maqedonisë në policinë e Greqisë, u mbajt takimi i dy ekipeve të ndihmësve në kabinetet e drejtorëve të policisë. Në këtë takim, gjithashtu theks kryesor u vendos në terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigracionin.
“Duke marrë parasysh pozicionet aktuale të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë në korniza ndërkombëtar, është dakorduar aktivitetet e përbashkëta të zhvillohen drejtpërsëdrejti përmes drejtuesve të njësive organizative përgjegjëse për ballafaqimin me terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigracionin. Gjithashtu është dakorduar të krijohen pika kontakti nëpërmjet bashkëpunimit të ekipeve të ekspertëve nga secila njësi organizative e të dy policive”, kumtoi MPB-ja.
Në takimin e përfaqësuesve të policisë greke dhe Maqedonisë është shprehur gatishmëri që të iniciohet mbajtje edhe e një takimi tjetër në të cilin do të arrihet marrëveshje për bashkëpunim në fushën e analizave kriminalistike- zbuluese dhe terrorizmit.
“Bashkëpunimi do të thellohet dhe do të ngrihet në nivel më të lartë. Në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dy Ministritë do të bashkëpunojnë me besim më të madh të ndërsjellë”, theksojnë nga MPB-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City