LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 fiton me rezultat të thellë ndaj Lituanisë, siguron fazën tjetër për kualifikimet në ‘Euro 2019’

Kosova U19 fiton me rezultat të thellë ndaj Lituanisë, siguron fazën tjetër për kualifikimet në ‘Euro 2019’

Përfaqësuesja e Kosovës nën 19 vjet ka shënuar fitoren ndaj djelmoshave të Kombëtares së Lituanisë me rezultat të thellë 3-0, duke siguruar kualifikimet për në Kampionatin Evropian  ‘Euro 2019’.

Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Lituanisë U-19, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për EURO 2019.


Djelmoshat e trajnerit Ramiz Krasniqi kanë fituar me rezultat të thellë 3:0 dhe ishte fitorja e dytë në tri ndeshjet e para në Grupin 6, pasi më herët kishin mposhtur edhe Izraelin.

Djelmoshat e Kosovës U19 para një takimi në këto kualifikime

Pjesa e parë e takimi përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të Kosovës U19 me golin e shënuar në minutën e 27-të.

Ishte sulmuesi i ri i Dritës, Leotrim Kryeziu, i cili shënoi për epërsinë e Kosovës dhe dërgoi Përfaqësuesen tonë në pushim me një gol më tepër.

Në pjesën e dytë Kosova U19 shënoi edhe dy gola tjerë duke siguruar fitoren e madhe që e kualifikon për në fazën tjetër të kualifikimeve për në ‘Euro 2019’.

Kosova U19 shënon fitoren e parë, mposht Izraelin
Lexo po ashtu Kosova U19 shënon fitoren e parë, mposht Izraelin

Gol i epërsisë 2-0 erdhi në minutën e 48-të nga penalltia dhe shënues ishte përsëri sulmuesi Kryeziu, ndërsa për 3-0 shënoi Gentrit Limani në minutën e 50-.

Me këtë fitore, Kosova u kualifikua në raundin tjetër, pra në ‘Elite Round’, ku formohen katër grupe me nga katër skuadra.

Pra, duhet kalimi i edhe atij raundi, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por gjithsesi se ky është një sukses i madh për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori