LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Një shoqëri e mat qytetërimin përmes përmasave të barazisë gjinore

Kurti: Një shoqëri e mat qytetërimin përmes përmasave të barazisë gjinore

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubim me gratë kandidate për Kuvend Komunal, ku është theksuar rëndësia e angazhimit dhe e mobilizimit të grave për ndryshimin e madh nëpër komunat e Kosovës.

Në fjalimin e saj të hapjes së tubimit, Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Bala, tha se ndonëse rrugëtimi ndër vite ka qenë ballafaqim me pabarazinë, asnjëherë nuk është hequr dorë nga përpjekja për barazi.

Ajo ka folur edhe për takimet e shumta me gra, prej ku janë mësuar problemet e mëdha të cilat i përcjellin gjatë përditshmërisë së tyre.


Bala tha më tej se angazhimi grave dhe vajzave është i domosdoshëm për ta planifikuar zgjedhjen e problemeve të tyre.

Pas Balajt, Nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se shoqëria është më e hapur dhe me demokratike sa më e lartë është përfshirja e grave në jetën publike, në arsim, në biznes dhe në media. Ajo ka shtuar se beteja ndaj paragjykimeve të shoqërive konservatore fillon pikërisht nga niveli lokal.

Ndërsa, deputeti Albin Kurti gjatë këtij tubimi tha se nuk ka nevojë për statistika për ta vënë re mungesën e gruas në politikë, duke potencuar se është tejet i rëndësishëm angazhimi i tyre për ta ndryshuar këtë gjendje.

“Një shoqëri e mat qytetërimin e saj pikërisht përmes përmasave të barazisë gjinore, që ajo ua lejon ose nuk ua lejon grave. Shoqëria jonë lë shumë për të dëshiruar”, tha Kurti, duke shtuar më tej se përkundër kësaj, gratë janë angazhuar në vazhdimësi.

Kurti tha tutje se në Kosovë kemi përfshirje të grave më shumë, por jo edhe pjesëmarrje. E, ai shtoi se për të kaluar nga përfshirja në pjesëmarrje, duhet të kalohet nga integrimi në çlirim.

“Për gratë kjo ka dy aspekte: çlirimi nga shtypja në patriarkalizëm dhe çlirimi nga shfrytëzimi në kapitalizëm”, tha po ashtu deputeti Kurti.

Tutje ai tha se komuna duhet të jetë hapësirë barazie dhe solidariteti, duke potencuar se ajo investon në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore të cilat qytetarit ia sjellin ujin, rrymën, transportin, shkollën, ambulancën, bibliotekën, parkun, rrugën, trotuarin, këndin e lojërave, fushën e sportit.

Në trend

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
​“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”

​“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”

Ekonomi
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kalo në kategori