LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë 33 milionë euroshe të aktorit shqiptar, Jim Belushit (Video)

Brenda shtëpisë 33 milionë euroshe të aktorit shqiptar, Jim Belushit (Video)

Jim Belushi është një ndër aktoret e parë dhe më të suksesshmit në botën e hollivudit.

Aktori shqiptar është shfaqur në dhjetëra projekte filmike dhe në një numër të madh të serialeve.


Por, pos jetës prej artisti të vërtetë, Belushi ka edhe një jetë private, të cilën e ruan me xhelozi të madhe.

Jimi me bashkëshorten, Jennifer dhe dy fëmijët, Jamison dhe Jared

Megjithatë, 63-vjeçari e ha hapur zemrën për mediat amerikane, duke zbuluar se si duket në brendësi shtëpia, ku jeton në Manson të Kalifornisë.

Vila e Belushit posedon gjashtë dhoma gjumi, 11 banja ndërsa ka një hapësirë prej njëmijë e 300 metrave katrorë ndërsa raportohet se vlen hiq më pak se 33 milionë euro.

https://www.instagram.com/p/BXBkqiBgyvg/?hl=en&taken-by=jim_belushi

E veçantia e vilës mund të cilësohet xhakuzi jashtë shtëpisë, në një ambient të rrethuar me gjelbërim.

Kujtojmë se aktori deri më tani është martuar me tri femra ndërsa ka po aq fëmijë.

Ndryshe, Belushin do ta shohim sërish në ekranet televizive si dhe në kinematë anembanë botë me projekte filmike. /Telegrafi/