LAJMI I FUNDIT:

Lirak Çelaj: Prishtina e ngrohtë, fatura e energjisë për 40% më lirë

Lirak Çelaj: Prishtina e ngrohtë, fatura e energjisë për 40% më lirë

Kandidati për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot, konceptin e tij të ri për përdorimin e gazit natyral, për amvisërisë, ekonomitë shtëpiake dhe konsumatorët industrial.

Lirak Çelaj ka theksuar se në qeverisjen e ardhme, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kursimit të ekonomive familjare për ngrohje, ujin e ngrohtë për amvisëri por edhe për konsumatorët industrial.

“Gazsjellësi virtual është Alternativë atraktive për amvisëritë dhe konsumatorët si përdoruesit final. Për këtë, përdoret Teknologji e Kompresimit të gazit natyral. Transportimi i Moduleve-Kontejner, bëhet në rrugë me një shpejtësi të  një transportuesi normal të mallrave, pa pasur nevojë për siguri shtesë”, theksoi kryetari Çelaj.


Për këtë çështje,  Çelaj ka theksuar se do të bëhet platformë e dizajnuar veçanërisht për këtë arsye.

“Modulet-Kontejnerët konektohen në  një “Pajisje  Rregulluese” të presionit, Modulet përfundimisht lidhen në sistemin e shpërndarjes së gazit, fillimisht si pilot projekt në lagjet Sofali, Velani dhe Taslixhe për të vazhduar pastaj me lagjet tjera. Kështu mundësohet furnizimi i rregullt dhe i sigurt i Gazit nëpër shtëpi. I njëjti koncept sikur në Lagje  banimi funksionon edhe për konsumatorët industrial (biznese). Ky sistem i kompresimit, transportimit si dhe furnizimit, realizohet përmes sistemit “Scada”, duke iu bashkëngjitur kryeqyteteve me shpenzime të ulëta për ngrohje, kursime për ujin e ngrohtë dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, theksoi Çelaj, në konferencë.

“Rrjeti i Termokosit do të zgjerohet edhe në lagjet tjera që aktualisht nuk kanë ngrohje qendrore si dhe do të implementohet programi i njehsorëve të matjes së konsumit të ngrohjes. Kështu fatura e ngrohjes për konsumatorët aktual, do të zvogëlohet 40%”, theksoi Lirak Çelaj.

Po ashtu, Çelaj ka theksuar se programi i efiçiencës së energjisë, si pilot projekte, do të zbatohet edhe me rastin e izolimit të hyrjeve dhe fasadave të soliterëve të Ulpianës si dhe ndërtesës te Rrethi afër Shkollës së Mjekësisë. Këta hapa sipas tij, ndikojnë shumë në ruajtjen e ambientit si dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Kalo në kategori