Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga SHBA-të të përfshihen në fazën e fundit të dialogut me Serbinë, kjo nuk po shihet nismë e duhur.
Njohësi i çështjeve politike dhe avokati, Azem Vllasi, ka thënë se nuk po shihet vullneti i SHBA-së të involvohet në dialogun Kosovë- Serbi, por edhe po të ndodh Kosova nuk duhet të mendojë se ka përkrahjen e saj.
“Akoma nuk shihet ndonjë vullnet i shprehur i SHBA-së për t’u involvuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe sikur të ndodh ajo, pala kosovare nuk duhet ta merr automatikisht atë si përkrahje të Kosovës në dialog me Serbinë”, ka thënë ai.
Disa shtete të Unionit Evropian dhe SHBA-së, thotë Vllasi, janë të interesuar që Serbia të ecën përpara drejt integrimeve evropian, por Serbia atë vullnet të shteteve perëndimore, vazhdon ai, do që ta shfrytëzojë për përfitime të reja në dialog me Kosovën.
“Në Serbi vazhdimisht flasin për dialogun si zgjidhje e çështjes së Kosovës, ndërsa ne dhe bota perëndimore çështjen e Kosovës e konsiderojmë të zgjidhur. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Bisedimet mund të vazhdojnë vetëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur avokati.
Vllasi thotë se Kosova duhet të përqendrohet në tri çështje: heqja e Kosovës nga kushtetuta e Serbinë, të mos ta pengohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ketë njohje reciproke.
“Është momenti i fund që Kosovë të përqendrohet në tri çështje: e para, heqja e Kosovës nga kushtetuta e Serbinë, ku figuron si Vojvodina. E dyta, Serbia të obligohet të mos ta pengojë Kosovën në procedurat e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. E treta, Serbia të thotë një afat kur do të realizohet normalizimi i plotë ndërshtetëror, që nënkupton pranimin reciprok mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëdhënieve diplomatike”, ka deklaruar mes tjerash Vllasi./Lajmi.net/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare