LAJMI I FUNDIT:

Messi, Ronaldo, Robben, disa prej yjeve që mund të mbeten jashtë Botërorit

Messi, Ronaldo, Robben, disa prej yjeve që mund të mbeten jashtë Botërorit

Faza eliminatore e Kupës së Botës “Rusi 2018” është drejt fundit.

Ka mbetur dhe një ndeshje për vendosur fatet e kombëtarëve të cilat do të marrin pjesë në botëror.

Por në këtë kompeticion madhor, disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror mund të mbeten pa u futur në fazën finale.


Argjentina, me një listë yjesh në gjirin e saj, mund të jetë e penalizuara më e madhe nga këto eliminatore. Messi, Aguero, Di Maria, Dybala, Higuain e Icardi gjenden momentalisht në vendin e 6-të në renditje, ende me një ndeshje për të luajtur. Gjithçka varet nga këmbët e tyre, pasi me një fitore ndaj Ekuadorit, Argjentina do arrinte të siguronte vendin e 5-të, i cili mundëson “play-off”.

Portugalia e Cristiano Ronaldos momentalisht gjendet e dyta në Grupin B, pas Zvicrës që numëron plot 8 fitore në 8 ndeshje. Edhe pse asgjë nuk është vendosur, nëse e mbyllin në vendin e 2-të, “Seleçaot” do të luajnë në “play-off” dhe kualifikimi për në Botëror do vështirësohej akoma më shumë.

Holanda vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e saj, dhe do i duhet një mrekulli në ndeshjen e fundit, me Suedinë për të arritur të paktën vendin që të dërgon në “play-off”. Arjen Roben mund të jetë i munguari i madh në Rusi, lojtar i cili ishte prezent edhe në finalen e humbur ndaj Spanjës në vitin 2010, në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Edhe Italia e Buffonit, Bonuccit dhe Insignes nuk ka asgjë të sigurt. Të kaltrit kanë siguruar vendin e 2-të, por barazimi i paparashikuar 1-1 ndaj Maqedonisë, tashmë nuk i lejon të shpresojnë për më lart. Të besuarit e Venturës tashmë do vendosin kualifikimin për në fazën finale vetëm nëpërmjet ndeshjeve “play-off”. /oranews/

Në trend Sport

Më shumë
Ajo që bëri Kyle Walker e 'zhgënjeu' shumë Pep Guardiolan përpara se të kalonte te Milani

Ajo që bëri Kyle Walker e 'zhgënjeu' shumë Pep Guardiolan përpara se të kalonte te Milani

Serie A
Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Ndërkombëtare
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij

Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij

Serie A
Mediat spanjolle raportojnë për situatën në skuadër të Barcelonës

Mediat spanjolle raportojnë për situatën në skuadër të Barcelonës

La Liga
Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Kalo në kategori