LAJMI I FUNDIT:

Fundjava me borë në Kosovë (Video)

Fundjava me borë në Kosovë (Video)

Stina e vjeshtës vazhdimisht shoqërohet me luhatje të temperaturave të cilat sjellin dhe komplikime të ndryshme tek shëndeti i njeriut.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në fundjavë, ku do të ketë luhatje të ndjeshme të këtyre temperaturave të shoqëruara dhe me reshje bore.

Sylë Tahirsylaj, profesor universitar dhe njëherësh meteorolog tha se fundjava do të shoqërohet  me një mot të ftohtë dhe bëri thirrje të kihet kujdes me kulturat e ndryshme bujqësore, me sistemin e ujitjes, tymosjes si dhe aplikimin e sistemit antifriz, raporton Tribuna Channel.


Ndryshimet e temperaturave prekin të gjitha moshat dhe shoqërohen me komplikacione të ndryshme, por shtresa më e prekur janë fëmijët.

Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë, theksoi se fëmijët janë më të ndjeshmit nga luhatjet e motit.

Ai u bën thirrje prindërve, e veçanërisht nënave, që të shtojnë kujdesin në ditët kur kemi ndryshim drastik të motit, të mos hezitojnë dhe t’i drejtohen Klinikës së Pediatrisë.