Studimet në degën e Kriminalistikës dhe pritja për tri vite rresht që të konkurrojë në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), në pozitën e inspektorit, siç duket i kanë shkuar huq Fatmir Osmanit.
Vushtrriasi 39 vjeçar ka rrëfyer për Telegrafin për atë që ai i quan “dallavere”, që janë bërë atij nga ana e menaxhmentit të IPK-së, gjatë kohës që ai kishte konkurruar në pozitën e inspektor/hetues.
“Unë ka tri vite që e kam pritur momentin që të jem pjesë e konkursit të IPK-së, madje kam përfunduar studimet në kriminalistikë, që të jem sa më afër kushteve që kërkohen nga ky institucion për tu bërë pjesë e tij”, ka theksuar Osmani.
Sipas tij, ai ka aplikuar me datën 1 gusht të këtij viti, në konkursin për inspektor/hetues, duke shtuar se po të njëjtën ditë janë pranuar dokumentet, të cilat kanë qenë parakusht për aplikim.
“Në momentin kur unë i dorëzova materialet e nevojshme, ata ma ofruan numrin e protokollit si dëshmi që unë i kam dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Njëri nga kushtet kryesore në këtë konkurs ka qenë diploma universitare, një kopje të së cilës e dorëzova në IPK, respektivisht te pranuesi B. Shala – pjesë e burimeve njerëzore”, ka shtuar Osmani, për Telegrafin.
Më tutje ai ka theksuar se kishte pritur për javë të tëra që ta ftojnë në intervistë, sepse rregullorja e parasheh shumë qartë një gjë të tillë.
“Kaluan ditë, me pas edhe javë, dhe nuk më ftoi askush. Fillova të shqetësohem dhe shkova direkt në IPK, duke kërkuar sqarime se çfarë ka ndodhur me aplikacionin tim. Nuk mund të besoja kur më thanë se arsyeja se pse nuk më kanë ftuar në intervistë, ishte sepse unë nuk e kisha dorëzuar diplomën. Ata thjeshtë e kanë larguar atë nga CV-ja ime. Menjëherë reagova dhe kam kërkuar takim deri më drejtorin Hilmi Mehmeti, i cili më ka dëshiruar vetëm fat”, ka theksuar ai.
Osmani më tutje ka treguar sipas rregullores të procedurave të rekrutimit të shërbimit civil të Republikës së Kosovës 02/2010, e lëshuar nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), shpallësit e konkursit obligohen që ta pajisen me numrin e protokollit, e që aty evidentohen të gjithë dokumentet.
Sipas tij, shkeljet ligjore kanë ndodhur edhe në rastin kur i kanë ftuar kandidatët tjerë në intervistë, duke shtuar se “ata janë ftuar tek pas tri javëve, e që në fakt, rrethi i ngushtë nga 600 persona që kanë konkurruar, parashihet sipas rregullores, duhet të thirren pas pesë ditëve”.
Në pyetjen që ia ka dërguar Telegrafi IPK-së, ku ka kërkuar emrat e personave/kandidatëve që kanë paraqitur ankesa gjatë konkursit/eve, përgjigja e tyre ka qenë bazuar në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës, i cili ligj përcakton, sipas tyre, të drejtat dhe përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, Inspektorati Policor i Kosovës nuk mund të përcjell apo publikojë emrat dhe mbiemrat e ankuesve.
Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se “bazuar në ligjin për buxhetin, planin zhvillimor strategjik dhe në nevojat për rritjen e burimeve njerëzore, në korrik të këtij viti ka hapur konkursin për gjashtë pozita të shërbyesve civil dhe konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës për 17 inspektor/hetues”.
“Për konkursin për pozitat e shërbyesve civil kanë përfunduar të gjitha testet duke përfshirë testin me shkrim dhe intervistën me gojë dhe në ueb faqen e IPK-së janë bërë publike listat e kandidatëve të suksesshëm dhe ju njoftojmë se IPK është duke pritur afatin ligjor prej 30 ditëve nëse ka ndonjë ankesë”.
Më tutje në këtë njoftim IPK-ja ka treguar se “konkursi për plotësimin e vendeve të lira të punës për 17 inspektor/hetues, ju njoftojmë ka përfunduar vetëm testi me shkrim dhe listat e kandidatëve të suksesshëm që kanë kaluar testin me shkrim janë bërë publike në ueb faqen zyrtare të IPK-së”.
“Divizioni për Burime Njerëzore është duke bërë përgatitjet për fazën e dytë të këtij procesi të rekrutimit që është testi fizik”, ka përfunduar ky njoftim ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje