LAJMI I FUNDIT:

BPRM lëshoi në qarkullim katërmonedha të reja për qëllime koleksioni

BPRM lëshoi në qarkullim katërmonedha të reja për qëllime koleksioni

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë lëshoi dhe vuri në qarkullim katër monedha të reja për qëllime koleksioni.

Bëhet fjalë për monedhat “Viti i qenit – viti i pasur i qenit”, “Viti i qenit – vit i sigurt i qenit”, “Labirinti rus” dhe “50 vjet nga Akademiа e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë”. Në pjesën e përparme, të monedhës “Viti i qenit – viti i sigurt i qenit” në qendër të monedhës janë prezantuar stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i lëshimit të monedhës “2018”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto monedha janë punuar nga argjendi Ag925, me peshë prej 28.28 g, pastërti të argjendit prej 26.16 g dhe një formë rrethore me një dimension 38.61 mm. Çmimi i monedhave “Viti i qenit – viti i pasur i qenit” dhe “Viti i qenit – viti i sigurt i qenit” është 3.200,00 denarë.


Monedha e “Labirintit rus” në pjesën e përparme në pjesën qendrore është shfaqur labirinti me dy birra në monedhë. Në pjesën e sipërme të është vendosur stema e Republikës së Maqedonisë, ndërsa nën stemën, viti i lëshimit 2017. Kjo monedhë është punuar prej argjendit Ag925, me peshë 50,45 g, pastërti argjendi prej 46,67 g dhe një formë rrethore me dimension 47,00 mm. Çmimi i monedhës “Labirinti rus” është 4.300,00 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori