LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për masakrën e Las Vegasit: Sulmuesi kishte marrë me qira dhoma edhe në Chicago, ku zhvillohej festivali i muzikës Lolapaluza

Detaje të reja për masakrën e Las Vegasit: Sulmuesi kishte marrë me qira dhoma edhe në Chicago, ku zhvillohej festivali i muzikës Lolapaluza

Disa muaj para se të kryente masakrën më të tmerrshme në historinë e SHBA-ve, sulmuesi Stephen Paddock kishte marrë me qira disa dhoma tjera afër festivaleve tjera të muzikës country siç ishte ai në Las Vegas dhe në Chicago, ka njoftuar policia.

Mediat amerikane raportojnë se Paddock kishte rezervuar dy dhoma në Chicago me pamje kah festivali Lolapaluza, i cili një herë në vit mbledh mijëra njerëz, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, Paddock nuk kishte fjetur në këto dhoma, dhe nuk dihet nëse gjatë atij vikendi kishte qenë në Chicago.

Në emër të tij, gjithashtu ishin rezervuar dhoma tjera në një hotel në Las Vegas që kishin pamje kah festivali i muzikës country, më saktë këtë gjë e kishte bërë një javë para se të vriste 58 persona dhe plagosur qindra tjerë, ka njoftuar sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo.

Zbulohet e vërteta e imazhit më të kërkuar në internet nga masakra e Las Vegasit (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohet e vërteta e imazhit më të kërkuar në internet nga masakra e Las Vegasit (Foto)

Nëpunësit e hotelit Mandalay Bay nga i cili Paddock kishte shtënë mbi turmën para se të kryente vetëvrasje, kanë pranuar se sulmuesi kishte kërkuar një dhomë në katin më të lartë me pamje kah festivali i muzikës country “Route 91 Harvest”.

Ndërkaq hetuesit në SHBA, janë duke u munduar të zbulojnë motivin që qoi te kjo masakër e përgjakshme.

Presidenti Donald Trump ka vizituar gjatë të enjtes Las Vegasin, ku është takuar me familjet e viktimave, policinë dhe  stafin e spitaleve. Ai i ka falënderuar të gjithë për reagim të shpejtë.

“Sot kam qenë dëshmitar i profesionalizmit. Për këtë jemi krenar që jemi amerikanë”, ka deklaruar i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Autori i masakrës së Las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme – të hedh në erë rezervuarët gjigant me kerozinë (Foto)
Lexo po ashtu Autori i masakrës së Las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme – të hedh në erë rezervuarët gjigant me kerozinë (Foto)

Ndërkohë, sherifi i policisë në Las Vegas ka deklaruar se janë duke u munduar të intervistojnë të gjithë ata që kishin njohur sulmuesin, për të konstatuar nëse kishte pasur pjesëmarrës tjetër në këtë sulm.

Gjithashtu ka pranuar se Paddock për më shumë se 10 vite kishte bërë një jetë “të fshehtë”, dhe se me kujdes të madh kishte fshehur aktivitetet e tij.

Sipas raportit fillestar të hetimeve, pasi që policia është futur në dhomën e tij kanë gjetur gjurmë, që i ka bërë të besojnë se sulmuesit kishte planifikuar të largohet nga vendi i ngjarjes pas sulmit. Por, pasi që kishte ndryshuar rrjedha e ngjarjeve, ai kishte kryer vetëvrasje kur është futur policia në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dasma e ‘përgjakur’ në Francë, raportohet për të vdekur – sulmuesit e maskuar zbritën nga vetura dhe filluan të shtien mbi dasmorët

Dasma e ‘përgjakur’ në Francë, raportohet për të vdekur – sulmuesit e maskuar zbritën nga vetura dhe filluan të shtien mbi dasmorët

Evropa
Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Evropa
Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Azia
Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre - autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre - autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

Greqia
Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës – mediat sjellin detaje rreth zhvillimeve të fundit atje

Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës – mediat sjellin detaje rreth zhvillimeve të fundit atje

Botë
Arabia Saudite u bën thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Libani

Arabia Saudite u bën thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Libani

Azia
Kalo në kategori