LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet e vërteta e imazhit më të kërkuar në internet nga masakra e Las Vegasit (Foto)

Zbulohet e vërteta e imazhit më të kërkuar në internet nga masakra e Las Vegasit (Foto)

Fotografia e një çifti që qëndron i shtrirë në tokë gjatë të shtënave në Las Vegas, ku humbën jetën 59 persona dhe qindra tjerë u plagosën, është bërë njëra nga fotografitë më të kërkuara në internet, shkruan Daily Mail.

Në këtë fotografi shihet një burrë që qëndron i shtrirë mbi një grua, me qëllim që ta mbroj nga masakra e filluar nga Stephen Paddock i cili hapi zjarr mbi turmën, që kishte shkuar për ta ndjekur festivalin e muzikës country, transmeton Telegrafi.


Ai kishte gjuajtur me pushkë të ndryshme automatike nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay, kurse ky krim konsiderohet si vrasja më e madhe masive që ndonjëherë është kryer në Shtetet e Bashkuara.

Fotografia për të cilën të gjithë po flasin e ka shkrepur fotografi David Becker, dhe është një nga imazhet e para që është publikuar në internet pas masakrës.

Asokohe nuk dihej nëse kjo grua ishte e plagosur apo e vdekur, por pasi që filluan të qarkullojnë versione të ndryshme, autori i fotografisë ka zbuluar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur me dyshen.

Autori i masakrës së Las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme – të hedh në erë rezervuarët gjigant me kerozinë (Foto)
Lexo po ashtu Autori i masakrës së Las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme – të hedh në erë rezervuarët gjigant me kerozinë (Foto)

“Nuk e di nëse është lënduar kjo grua, por ky burrë dukej se me çdo kusht dëshironte ta mbronte me trupin e tij”, ka deklaruar ai.

Në imazh mund të vërehet sesi burri ia prek fytyrën gruas, derisa me trup e mbronte nga vdekja.

Disa sekonda pasi e kishte realizuar këtë fotografi, Becker kishte parë dyshen duke u ngritur në këmbë dhe filluan të vrapojnë në një zonë më të sigurt.

Becker po shkrepte momente interesante nga festivali i muzikës country në Las Vegas dhe ishte kthyer në çadrën ku ishin të vendosur gazetarët, kur në ato momente filluan të shtënat.

“Shkova të shoh se çfarë po ndodhte por sigurimi më tha se bëhet fjalë për zjarrfikës, kështu iu ktheva punës time. Por kur dëgjova të shtënat dhe zërat e qytetarëve të frikësuar, dikush tha se bëhet fjalë për altoparlantët. Kurse në herën e tretë dëgjova sërish të shtënat dhe masën duke ikur”, ka shtuar ai.

Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)

Ai menjëherë aparatin e tij, dhe doli në fushën e gjelbëruar dhe filloi të fotografoj qytetarët e tmerruar.

“Ishte errësirë, dhe nuk e shihja mirë se çfarë po ndodhte. Shumë prej qyre qanin dhe flisnin në telefon me më të afërmit e tyre… Një grua pranë meje ishte rrëzuar në tokë, derisa një burrë po e mbronte me trupin e saj”, ka thënë për fund ai.

Gjithashtu ai ka pranuar se vetëm kur është kthyer në çadrën e gazetarëve, një koleg i tij i telefonoi policisë dhe aty e kuptoi se bëhet fjalë për sulm të armatosur. /Telegrafi/