LAJMI I FUNDIT:

Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)

Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)

Eksperti i lojës së pokerit kishte shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet duke ikur nga masakra që ndodhi të hënën mbrëma në Las Vegas, ku mbetën të vrarë 59 persona dhe mbi 500 tjerë u plagosën, shkruan The Sun.

I vetëshpalluri “Mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian është rikthyer në skenën e krimit ku ndodhi krimi më i rëndë në historinë e SHBA-ve, duke mbajtur në dorë një revole, pasi ishte kritikuar shumë për faktin se kishte ikur për ta shpëtuar kokën, transmeton Telegrafi.


Milioneri në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram, dëgjohet duke thënë se po “rikthehet” në skenën e krimit ku kishte parë një vajzë duke u qëlluar me plumb në kokë shumë afër tij.

Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë

Ai ishte kritikuar nga një hero i luftës i cili e kishte cilësuar si “frikacak”, për faktin se kishte ikur nga festivali i muzikës country Route 91 ku ndodhi masakra.

“Mbreti i Instagramit” Dan Bilzerian poston pamje nga të shtënat me armë: Një vajzë sapo u qëllua me plumb në kokë (Foto/Video)
Lexo po ashtu “Mbreti i Instagramit” Dan Bilzerian poston pamje nga të shtënat me armë: Një vajzë sapo u qëllua me plumb në kokë (Foto/Video)

Por, Bilzerian insiston se ai kishte shkuar në shtëpi “për ta marrë revolen që t’i kundërpërgjigjet sulmuesit”.

Dakota Meyes, burri i vajzës së ish-kandidates për zëvendëspresidente të SHBA-ve, Sarah Palin, Bristol, kishte kritikuar Bilzerianin që kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Dakota Meyes, veteran i dekoruar

Veterani i dekoruar, që kishte shërbyer në Afganistan si pjesëtar i korpusit të marinsave amerikanë ka shkruar në Instagram: “Kjo është arsyeja pse fëmijët nuk duhet t’i klasifikojnë hero njerëzit në bazë të numrit të ndjekësve apo fotografive që po i postojnë”.

“Një grua qëllohet me plumb në kokë, ndërsa ju filloni të ikni nga skena e krimit. Kështu nuk do të reagonte një ushtar. Ju lutem që të mos pretendoni se jeni dikush kur në fakt nuk jeni. Kur dikush vdesë, nuk do të duhej të iknit por ta ndihmoni. Nuk është më e vlefshme videoja”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori