LAJMI I FUNDIT:

Moscovici: Katalonia e pavarur nuk do të jetë anëtare e BE-së

Moscovici: Katalonia e pavarur nuk do të jetë anëtare e BE-së

Pierre Moscovici, komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, deklaroi sot se Katalonia, nëse do të shpallet e pavarur duke u shkëputur nga Spanja, nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian njeh vetëm një shtet anëtar që është Spanja. Por ne nuk jemi në një botë imagjinare, pasi nuk ka në të vërtetë pavarësi katalonase”, u përgjigj ai para gazetarëve.

Ish-ministri socialist francez, e cilësoi këtë përplasje mes Madridit dhe Barcelonës si një çështje të dhimbshme që duhet të zgjidhet nga spanjollët.

“Nuk është as në Bruksel, as në Paris, nuk është diku jashtë që kjo situatë do të zgjidhet”, theksoi ai duke nxitur dialogun dhe zbutjen e situatës.

Ndërkohë Spanja po jeton krizën më të ashpër që prej rikthimit të demokracisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese spanjolle pengoi sërish sot përpjekjet e krerëve të Katalonisë, duke pezulluar seancën parlamentare rajonale të parashikuar të hënën, gjatë të cilës pritej të shpallej pavarësia.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Azia
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori